Çfarë fshihet pas 'Forumeve' që paguan Rama në Azi, bashkë me klientët e tij biznesmenë shqiptarë? Rama me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong

Çfarë fshihet pas 'Forumeve' që paguan Rama në Azi, bashkë me klientët e tij biznesmenë shqiptarë?

10:34, 19/01/2017
A+ Aa A-

Teksa në Davos po zhvillohet Forumi Ekonomik Botëror, bota po ndjek me kërshëri betimin e Presidentit të 45-të të SHBA-ve dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë arritur në nivele të larta, kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Shqiptar të Tregtisë dhe Investimeve, organizuar nga kompania Developing Markets Associates (DMA).

DMA ka organizuar dhe më parë një udhëtim të Kryeministrit Rama në Hong-Kong, për të marrë pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Shqipëri-Hong Kong, në tetor 2015. DMA është një kompani konsulence e specializuar në “promovimin e investimeve për qeveritë sovrane.”

Pjesëmarrësit në forumin e Singaporit janë të njëjta si ato në forumin e Hong-Kong-ut: Christian Canacaris, Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank; Grigor Joti, Drejtori Ekzekutiv i Infosoft; dhe Klodjan Allajbeu, Drejtori Ekzekutiv i Spitalit Amerikan. Të tre kompanitë kanë lidhje të ngushta me qeverinë Rama, ndërsa Klodjan Allajbeu është aktualisht nën hetim për vdekjen e katër pacientëve, në pavijonin e hemodializës, ku ofrohet ky shërbim si pjesë e një partneriteti publik-privat me qeverinë, si dhe për disa tjera abuzime të tjera në spitalin e tij.

Në të dy forumet, si në atë të Singaporit dhe në atë të Hong Kongut, janë paraqitur një sërë investimesh, që në fakt në Shqipëri kanë dështuar të materializohen:

Ish-ministri i Transportit Edmond Haxhinasto nënshkroi një koncesion për të ndërtuar një terminal nafte në afërsi të Porto Romanos me kompaninë Porti MBM, 97 për qind e së cilës është në pronësi të një kompani me bazë në Singapor;

Kompania M.POS, e cila në fillim të vitit 2016 i propozoi një koncesion për mbledhjen e TVSH-së Ministrisë së Financave, po ashtu është e regjistruar në Hong Kong, në pronësi të një kompanie në Seychelles;

Në korrik të vitit 2016, kompania Star Bridge Port Developments Ltd, në pronësi të një kompanie singaporeane One Gate PTE Ltd, propozoi një port dhe një zonë ekonomike prej 1,700 hektarësh në zonën e Karpenit, me vlerë investimi prej 5 miliardë dollarësh. Ligji për zonën e Karpenit u miratua në parlament shpejt e shpejt, në seancën ku u miratua dhe reforma në drejtësi, por nuk ka ende zhvillime të tjera.

I vetmi investimi i “vërtetë” nga Hong Kongu apo Singapori ka qenë ndërtimi i një ndërtese trembëdhjetë katëshe përballë Fakultetit Ekonomik në Tiranë nga kompania S.E.R.E, regjistruar në Singapor, por e lidhur me biznesmenin shqiptar Samir Mane, i cili më parë ka shoqëruar Kryeministrin Rama në Hong Kong.

Me fjalë të tjera, të gjitha propozimet për koncesionet e listuara më sipër, lidhur me kompani në “parasja fiskale”, deri më tani nuk kanë pasur ndikim real në ekonominë shqiptare. Pyetja e vërtetë është se pse kryeministri ka zgjedhur të shpenzojë para publike për punësimin e një kompanie konsulence të jashtme për të organizuar “forume tregtare” në Azi, kur deri më tani ato nuk kanë sjellë investime apo impulse reale në ekonomi.

Marrë nga exit/ Titulli i “Syri.net”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lomy19/01/2017 11:07

Ka shku afer "ishujve" me sistemu llogarite mer dak. Thjeshte fare..

Shto koment

Denonco