Fevziu: Ndihem i lënduar, në ‘Klan’ nuk kam qëndruar për pagë. Pas largimit të Shkullakut...

Fevziu: Ndihem i lënduar, në ‘Klan’ nuk kam qëndruar për pagë. Pas largimit të Shkullakut...

09:49, 19/01/2017
A+ Aa A-

Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu në një intervistë dhënë për gazetarin Çim Peka në SYRI.net, ka folur edhe për punën e tij në Klan dhe faktin se si ndihet ai pas largimit të Armand Shkullakut nga ABC.

Çim Peka: Një pyetje që do të doja një përgjigje maksimalisht të sinqertë. A është Blendi Fevziu nën presion për temat dhe të ftuarit në emisionin “Opinion”? A ndjeheni edhe ju i shantazhuar pas asaj që ndodhi me kolegun Shkullaku në “ABC”?

Fevziu: Jo nuk jam as nën presion, as i shantazhuar. Dhe nuk kam qenë kurrë. Kam punuar gjithnjë me bindjen time në Klan dhe për çdo dështim apo gjë që s'ka shkuar mirë, përgjegjës jam vetëm unë. Nuk kam pasur as presione politike. Nëse doni t'ju them të vërtetën, ndihem i lënduar. Ka ditë që kam një ndjesi keqardhje.

Ndjesinë e prishjes së diçkaje. Duhet të dini një gjë. Unë, por besoj edhe disa kolegë të mi, kemi qëndruar gjatë në Klan jo thjeshtë për pagesa, jo për rrogën. Ne kemi besuar tek një filozofi mediatike. Në vite kam pasur oferta shumë më të larta se sa pagesa që merrja në Klan. Vite më parë refuzova një kontratë 5 vjeçare që më paguante sa do merrja në Klan për 12 vjet dhe pagesa ishte paradhënie.

Në Klan kemi qenë më shumë miq se sa kolegë. Unë vetë kam qëndruar sepse kam një afërsi emocionale me Klanin e miqtë e mi aty dhe për një hapësirë lirie. Nëse këto të dyja prishen, ose qoftë edhe njëra, vijimi s'ka më vlerë. Ti mund të punosh, por je thjeshtë një robot. Unë këtë s'do ta bëja. Bota është e madhe dhe ka mundësi për të gjithë. Në jetë ndahen njerëz që janë dashur me vite, e jo më njerëz që kanë punuar me vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco