VIDEO/ Media e Ramës: Trump nuk ka ftuar asnjë zyrtar, ftesat kushtojnë 500 dollarë

VIDEO/ Media e Ramës: Trump nuk ka ftuar asnjë zyrtar, ftesat kushtojnë 500 dollarë

17:43, 17/01/2017
A+ Aa A-

“Asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump”- nis kështu lajmi i transmetuar nga Top Channel sa i takon ceremonisë së 20 Janarit që do të zhvillohet në Uashington. Por lajmi i cili duket se bart brendaj tij, të gjithë frustrimin e Kryeministri Edi Rama i cili ka parë të shkojnë drejt Uashingtonit Lulzim Bashën dhe Ilir Metën me ftesa të mbërrituar nga kongresmenët republikanë, duket se ka arritur kulmin.

Top Channel thotë se ka siguruar një dokument i cili u është dërguar selive diplomatike të akredituara në Uashington, nën siglën e Departamentit amerikan të Shtetit. 
Në të nënvizohet qartë se, “Si në të kaluarën, delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”. Siç pohohet dhe nga vetë Departamentai i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar. 

Por ajo që nuk thotë Top Channel është se askush nuk ka pretenduar se është i ftuar special i Departamentit të Shtetit apo makar edhe i vetë stafit të Presidentit të Zgjedhur, Donald Trump.

Dhe për të zhvlerësuar faktin se “disa zyrtarë dhe politikanë shqiptarë, mes tyre kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kreu i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ministri Blendi Klosi dhe deputeti socialist Ervin Bushati janë nisur për të marrë pjesë në këte ceremoni”- Top Channel thotë se ka siguruar dhe një biletë, e cila shitet deri në 500 dollarë nga stafi i presidentit Donald Trump, për “Mëngjesin Inaugurues të Presidentit”, aktivitet ky i cili zhvillohet në fakt në Trump International Hotel e jo në ambientet zyrtare të Uashingtonit. Biletat janë pa emër dhe shoqërohen nga formulari i pagesës. Gjthësesi, kërkesa mbetet e lartë dhe rezulton se këto ftesa janë shitur shpejt”- përfundon komenti i Top Channel mbi një lajm që nuk ka asnjë lajm brenda, përveç faktit se mundohet të ulë vlerën e prezencës në këtë ceremoni të delegacioneve shqiptare, që nuk janë Edi Rama!... Sigurisht që sigur Top Channel të kish qenë kaq rigoroz edhe në hetimin e skandalit të pagesës së 80 mijë dollarëve në vitin 2012 nga Edi Rama për të patur një foto me Presidentin Barak Obama, e sigurtë që vlera e lajmit të sotëm do ti justifikonte të gjitha kioskat në pronësi të pronares së Top Channel, në të gjithë Tiranën.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

lado18/01/2017 02:31

Keta te topit jane njerezit me bastarde komunista te pandreqshem kanceri I mediave shqiptare. Ison ua mban kllani I Sander b..q... me fevzi qe kur qesh me kujton ato laviret e peshtira

yp xhixhi17/01/2017 22:23

sa mire.Rama do marri edhe 159 te tjere me vete.do bejne nje fotografi me Trumpin ku do jene gjithe ministrat,zevendesministrat,kryetaret e bashkive,anetaret e komisionit te zgjdhjeve dhe shoqata Cameria.Plote $80000.cash.i paguan nje tjeter taksixhi

I deleguari17/01/2017 19:50

Pra ky padhoshi jon,Edvin Rama , paska dashur te kurseje 500 $ nga taksat e shqipetareve,prandaj nuk ka vajtur ne Amerike...lajm i denje per kjoskaxhinjte e Top channel.

Shto koment

Denonco