Basha i përgjigjet akuzave: Veliaj, vemja e Ramës për të lëshuar akuza për familjen time

Basha i përgjigjet akuzave: Veliaj, vemja e Ramës për të lëshuar akuza për familjen time

16:19, 17/01/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur pasditen e sotme akuzave të Erion Veliajt, të bëra sot në një kronikë të përgatitur nga bashkia dhe të shpërndarë për median.

Gjatë ditës së sotme, në përurimin e një kopshti, Veliaj tha nuk mban përgjegjësi për fëmijët e atyre që rritën në Holandë.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e bashës.

“Në vend që të merret me 1000 halle që ka Shqipëria, Rama lëshon vemjen të genjejë prapë për mua dhe familjen time.

Bashkë me Aurelën, ne jetojmë në Tiranë që prej vitit 2005.

Fëmijët tanë janë futur që të vegjël në kopësht e pastaj në shkollë në Tiranë.

Por ai vetëm gënjeshtra dhe mashtrime ka. Turp!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha në Facebook.

“Për prindërit që fëmijët e tyre i rrisin në Hollandë apo i kanë me pushime në Meksikë, Bashkia nuk ka asnjë detyrim”, deklaroi ditën e sotme Erion Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba17/01/2017 21:11

O Lul! Lere edukaten! Thuaje troc, se ashtu e do ndyresira qe beri dy dasma perrallore me pensionin e mamit, njeren ne kalane e Gjirokastres dhe tjetren tne Peze ek shtepia e Dash Pezes, ku Rama i provoi nusen: Veliaj me gjithe gruan jane muti i Rames, aq vlejne te dy bashke!

loli17/01/2017 17:00

Lindita nikolla ka deklaruar qe i ka femijet me studime por ajo i ka xhepat plot o erion shiko salcen se ka flliqur tironen

Shto koment

Denonco