Basha dhe Meta udhëtojnë bashkë drejt Uashingtonit, në të njëjtin avion. Rastësi apo ...

Basha dhe Meta udhëtojnë bashkë drejt Uashingtonit, në të njëjtin avion. Rastësi apo ...

14:43, 17/01/2017
A+ Aa A-

Ashtu siç SYRI.net ka lajmëruar një ditë më parë, Ilir Meta është nisur sot në mesditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit si president i 45-të i këtij vendi, të Donald Trump.

Por për rastësi apo jo, po sot me të njëjtën linjë dhe për të njëjtin destinacion është nisur edhe kreu i opozitës, Lulëzim Basha.

Tashmë të dy politikanët janë në ajër në avionin Tiranë-Frankfurt, për të marrë aty atë drejt Uashingtonit, pas ftesave të siguruara për ceremoninë e 20 Janarit.

Nuk dihet nëse është një rastësi ky udhëtim në të njëjtën linjë, apo “dikush” është kujdesur paraprakisht të porosisë këtë “koincidencë”.

Gjithsesi udhëtimi, qëndrimi në Frankfurt ku ndërrohen avionët, apo 2-3 ditët e ardhshme qëndrim në Uashington janë të mjaftueshme, për konsumimin e një kafeje me Ilir Metës dhe Lulëzim Bashës.

Aq më tepër në këtë situatë politike që po kalon vendi, kanë shumë se çfarë të flasin. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilo17/01/2017 19:03

Kujdes se mos na bejne noj dyshe ne orgjite e Trapit

laduti17/01/2017 15:31

Ore miq nuk perben lajm udhetimi ne nje avion I kryetarit te PD me shokun Ilir. Mos e ulni nivelin e portalit Tuaj me kesi haberesh se largoni ndjekesit

Shto koment

Denonco