Pasuria 1 milardëshe e deputetit si bën përshtypje Ramës. Qytetari: Po Tahiri sa e ka pasurinë? Ja përgjigja e kryeministrit

Pasuria 1 milardëshe e deputetit si bën përshtypje Ramës. Qytetari: Po Tahiri sa e ka pasurinë? Ja përgjigja e kryeministrit

12:25, 17/01/2017
A+ Aa A-

Pasuria prej 1 milion dollarë në një bankë të nivelit të dytë e deputetit socialist, Alfred Peza, ka qenë dhe një nga debatet e nxehta politike të këtyre ditëve. Pas nisjes së hetimit nga ILDKPI një ditë më parë dhe reagimit të vetë deputetit nuk ka munguar dhe përgjigjja e kryeministrit.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetin social Facebook, i cili thotë së nëse Alfred Peza ka bërë 1 milion dollarë, imagjinojë sa mund të jetë pasuria e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjigjja e kreut të qeverisë ka qenë kjo: “Po të dëgjosh Shqupin kështu është, miliarda nga të katër anët, po fakti është se të ardhurat e Alfred Pezës nuk janë shtuar aspak qëkur ka hyre ne politike dhe këtë e tregon qartë deklarata e pasurisë! Po me kë të flasësh, me këngëtaret apo me spektatoret e Shqupit?! 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Keli17/01/2017 17:07

Me nje popull qe 1/3 jane dhe kane qene spiune te partise, 1/3 tjeter kane braktisur vendin ( qe sbohet mo ) dhe 1/3 qe kane ngelur nga mjerimi ose nga injoranca shiten per 20€ keta lloj politikanesh bojne si ja ka kokrra e qejfit.

ris17/01/2017 16:49

O mjer i ziu te gjitha leket i perpiu i perpiu dhe i mban rrofte rama ne tirane ne tiranen e shqiperis mjer ky popull si u katandis.

Nejse17/01/2017 16:38

Ku e gjejne guximin keta politikane qe tallen me nje popull te tere me pasurine e tyre shume milioneshe,nderkohe qe shumica e shqiptarve luftojne per mbijetese?

Qytetar17/01/2017 13:01

o shoku rilindas i madh ai vete thote se i kurseva gjate tre viteve kurse ti na e ndryshon e na thu se nuk i ka shtuar gjate tre viteve deputet , . KUJT TI BESOSH??????.

Shaba17/01/2017 12:35

Z. Kryeminister! Leri denglat dhe batutat feminore me Shqupin por nese ke llogjike dhe pergjegjshmeri perpara publikut pergjigju pyetjeve. Sa para' ka deklaruar Alfred Peza (majmuni Hirko) ne deklaraten e pasurise para votimeve? A eshte detyrim ligjor qe duhet ta deklaroje shifren e sakte dhe gjithe pasurine qe disponon?

Shto koment

Denonco