Ja 16 `bombat` e Ylli Manjanit që tërbuan Ramën. Nga qeveria monstruze te kryetari i bashkisë që ka shitur femra

Ja 16 `bombat` e Ylli Manjanit që tërbuan Ramën. Nga qeveria monstruze te kryetari i bashkisë që ka shitur femra

12:27, 13/01/2017
A+ Aa A-

Ministri i drejtësisë Ylli Manjani si asnjëherë më parë, mbrëmë në emisionin e Sokol Ballës në Top Channel, ka shpërthyer të gjithë pakënaqësinë e përfolur të LSI-së ndaj aleatit të saj në qeveri, PS-së së Edi Ramës.

Një mori deklaratash të forta kanë befasuar dhe shokuar edhe vetë drejtuesin e emisionit, ndaj merret me mend se si është ndjerë Edi Rama kur e ka dëgjuar. Kundërveprimi ka qenë i menjëhershëm, që mbrëmë kur shefi i kurimit mediatik të Ramës, Endri Fuga, detyroi një të gazetë të përditshme të zhdukte nga faqosja një intervistë të ministrit të Drejtësisë, e cila do të dilte në treg sot.

Gjithashtu Syri.net mësoi se sot në mëngjes, Rama për të njëjtën çështje, deklaratat e Manjanit, ka kërkuar një takim urgjent me Ilir Metën.

Por cilat ishin 16 deklaratat më të forta të Manjanit, mbrëmë në intervistën e tij në Top Story?

Është hedhur një barrë e padrejtë drejt LSI-së pse nuk përgjigjet për koalicion. Kujt t’i përgjigjemi ne?! Ka një ftesë dasme dhe asgjë tjetër. Ka deklarata “i madhi dhe i vogli…” dhe informacione që kemi edhe PDIU-në.

Ne kemi besuar dhe besojmë edhe sot që zgjedhjet i ka fituar e majta e bashkuar. Zgjedhjet i kemi fituar me Ben Blushin, jo me Shpëtim Idrizin. Shpëtim Idrizi është deputet që ka dalë nga lista e PD-së.

Ne duhet të konsolidojmë të majtën e bashkuar dhe jo po na doli ndonjë gjë plus, hajt ta marrim. Është një koalicion numrash pastaj, që ta mbyllim PD-në e të mos ketë më opozitë.

Ne duhet të sqarojmë të konsolidojmë të majtën e bashkuar, apo të bëjmë një koalicion numrash. Ky është mendimi im, jo i LSI-së.

Problemi është shumë serioz. Duhet të shkulim hashashin nga toka dhe koka e shqiptarit. Fenomeni ekziston dhe ekziston në mënyra të frikshme. Shqipëria po jep një imazh gjithnjë e më shumë që po kultivon hashash.

Ne duhet ta ndalim me çdo kusht, me ushtri, xhandarmëri e të tjera. Unë jam për rikthimin e xhandarmërisë për të kontrolluar territorin.

Për të shkuar partizan në mal tek hashashi, çmimi luhatet nga 20 mijë deri në 40 mijë lekë. Pra njerëz që i shihnim rregullisht, këto kohë kanë preferuar të dalin partizanë e të bëjnë këtë punë të paligjshme.

Ka plot padrejtësi… Një kryetar bashkie që është në burg tek Krimet e Rënda, se i kërkoi një vajze diçka dhe kemi dhe kryetar bashkie që kanë shit femra dhe janë në detyrë.

Drejtësia në këtë vend vendoset vetëm nëse vullneti për të zbatuar atë që kemi rënë dakord është i hekurt.

Gjithë procesi i reformës në drejtësi procesi ishte shumë i vështirë, jo korrekt në kuptimin politik dhe profesional. Kur kam filluar si ministër as draftet nuk na jepnin. Ishte një proces me shumë pakuptueshmëri.

Na u shitën ekspertët sikur ishin qendra e botës. Një pjesë e ekspertëve kanë qenë të fondacionit Soros dhe disa ekspertë janë paguar nga Soros.

Nëse vërtet ndryshimet kushtetuese do të bëheshin me atë që e quajtën konsensus patriotik me deputetë që gdhihen majtas dhe ngrysen djathtas, mund të kishim edhe një qeveri tjetër.

Logjika e LSI-së është që të respektojmë institucionet që kemi zgjedhur dhe që janë në punë ende. 

Kam propozuar disa projektligje, nuk e di pse nuk kalojnë. Nuk jam ende në pozitën që të dal në konkluzionin që qeveria ku unë bëj pjesë është një qeveri monstruoze.

Unë nuk mund të konceptoj që ministri duhet t’i marrë leje Endri Fugës për të dhënë një intervistë.

Demokracia ka nevojë për ndërhyrje të thella, në sistemin zgjedhor, median e lirë dhe me opozitën. Opozita duhet respektuar. Nuk ka faj opozita për problemet e vendit. I vetmi faj i opozitës është se është në opozitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir Alb.14/01/2017 20:06

Cfare dreqin ke qe shan LSI. Merru me PS po deshe. LSI si bie askujt ne qafe. Sa per shpetimin e lekures qe eshte detyre per gjithkend, LSI ska fare frike. Mire u takofshim ne kualicion.

lefter 13/01/2017 19:41

L a rg nga rama ilir

mali13/01/2017 18:13

Ja dhe nje jave ka mbetur nga ardhja ne shtepine e bardhe e presidentit Tramp , dhe po trimerohen lsi-stat , po distancohen lsi-stat nga qeverisja e qelbesirave qe kane bere per 4 vjet ! Tani po analizokan dhe fjalet " e tmerrshme "qe paska thene per Trampin edvin droga , sepse deri tani nuk i kishin veshet me dyll . Tani po e shikojne qe vendi i qeverisur po nga keta qenka shnderruar ne kanabistan se i kishin syt te verbuar !! Se kur bie fjala tek zgjedhjet , fitoi e majta e bashkuar , ndersa kur qeverisin ,qeverisin vetem ps -ja dhe keta vazhdojne ne opozite !! Ne fundmandati erdhi koha qe te paguajne bilancet dy bashkryetaret !! Se kaq te pacipe keta hajdutet e lsi-se , sa te duket sikur keta "gjynafqaret" e lsi-se paskan qene ne opozite ,dhe paskan vuajtur teper !! Sikur po i del boja dhe " me shume dashuri"!!!! Duhet ta paguash o ilir meta menxyren qe i bere vendit duke sjell ne pushtet edvin drogen ! Te ishte burre dilje vet ne zgjedhje ne 2013 -en , dhe jo te ikte mbrapsht vendi me nje k/minister psikopat te droguar ,te cilin e bere ti k/minister !! Si shume vone distancimi , e ben thjesht per te shpetuar lekuren !

Shto koment

Denonco