Ikja nga ‘Mapo’/ Reagon Alfred Lela: Ja e vërteta

Ikja nga ‘Mapo’/ Reagon Alfred Lela: Ja e vërteta

22:51, 11/01/2017
A+ Aa A-

Drejtori i “MAPO” ka reaguar pas lajmit të publikuar nga SYRI.net për shkarkimin e tij pas ndryshimit të linjës editoriale të gazetës.

Në një status në Facebook, Alfred Lela ka sqaruar përse nuk do të jetë më drejtues i media MAPO.

Mes reshtave, Lela sqaron se nuk pranoi ofertën që i ofroi botuesi Henri Çili për shkak të politikës së re redaksionale.

Reagimi i gazetarit Alfred Lela:

Nuk jam me drejtor i Media Mapo. Jo sepse kam sulmuar Erion Veliajn, sic shkruan syrit.net, por sepse une kam patur nje kontrate deri me dt 31 dhjetor. E cila mund te rinovohej ose jo pas kesaj date. Botuesi Henri Cili me dha tre opsione, i treti i te cileve ishte puna si pedagog i Komunikimit ne UET. Dy te tjerat parashikonin nje linje editoriale qe perputhej me shpalljen e Henrit ne nje shkrim te para ca koheve "nje mandat te dyte per Ramen reformator". Une kam patur dhe kam kritikat e mia per opoziten e Bashes, por profesionalisht dhe as personalisht, nuk mund te shtyhesha drejt nje qendrimi te tille, i cili shuante nje pjese te madhe te qendrimeve te mia publike.

Nuk kam bere asnje heroizem duke zgjedhur te drejten e qendrimeve te mia te lira dhe pranimin e nje rroge si pedagog, qe eshte sa nje e pesta e asaj si drejtor i Mapo. Kam punuar te Mapo qe nga numri 0 i saj dhe ndihem i lire dhe i hapur per te thene se ka qene e mbetet edhe projekti im. Pavaresisht ngecjeve dhe shtyrjeve, rreth 7 vitet qe kam kaluar me koleget e Mapo dhe botuesin Cili, mbeten te paperseritshme.

Ky rrugetim ne te shkuaren nuk duhet te na pengoje, per motivime te se tashmes, te cojme ne dreq te miren bashke me te ligen, dhe ta projektojme te ardhmen si pusi te njeri-tjetrit. Gjej rast ne kete status te pershendes kolegun Armand Shkullaku dhe te perseris ate qe i thashe ne whatsupp: me e pakta qe mund te thuhet, ke bere nje televizion joprovincial! Pershendetje dhe falenderime te gjithe atyre qe me kane lexuar te Mapo, dhe qe do vazhdojne ta bejne kete shenje nderimi ndaj meje dhe tekstit te shkruar, aty apo tjeterkund ne te ardhmen. /SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eva12/01/2017 12:53

Shpresoj te jesh treguar i mencur dhe te kesh kursyre para, tani qe rroga te eshte ulur kaq shume

njena ne Amerike12/01/2017 04:50

me pelqen

urim11/01/2017 23:05

Sigurisht qe e keni detyrim ndaj lexueseve te tregoni qe gjithe keto vite keni shkruar ato qe keni menduar se Jane te verteta dhe ne sherbim te publikut...shendet e suksese kudo qe te punoni(sherbeni ) duket pak démodé kjo fjale

Shaba11/01/2017 23:02

Si ka mundesi qe te gjithe te larguarit e ndershem, te pavarur dhe te lire i paskan patur kontratat deri me 31 dhjetor 2016 dhe po largohen ne 11 janar? Iken Fadil Pacramet dhe Todi Lubonjat e viteve 2000. Nje Enver i ri po rilind ne horizontin e Rilindjes. Ku jeni o popull dele!!!!!

Shto koment

Denonco