Opozita e bashkuar /Nard  Ndoka sqaron: Ja platforma jonë për zgjedhjet e qershorit

Opozita e bashkuar /Nard Ndoka sqaron: Ja platforma jonë për zgjedhjet e qershorit

17:38, 11/01/2017
A+ Aa A-

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, pas takimit të përbashkët të lidërve të partive opozitare, tha se qëllimi i këtij takimi është zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka thekson se kreu i qeverisë njëherësh dhe i mazhorancës, Edi Rama, duhet ti japë fund politikës së tij, duke ju lënë zgjedhjet në dorë kriminelëve. Sipas tij vota është e drejtë e shqiptarëve dhe janë qytetarët ata që duhet të vendosin.

Ndërkohë që ai ka postuar dhe platformën që propozoi sot opozita për mbaravjtjen e zgjedhjeve.

Ja postimi i plotë i Ndokës:

Takimi i kryetarëve të partive parlamentare të opozitës sot, një fillim për garancitë për zgjedhjet parlamentare.

Qëndrimi i unifikuar i opozitës parlamentare është, se në këto zgjedhje nuk mund të vendosin kriminelët, por do të vendosin qytetarët.

Në këto zgjedhje nuk mund të vendosë varfëria dhe korrupsioni qeveritar përmes shitblerjes së votës, por do të vendosë vullneti i qytetarëve.

Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëherë deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve.

Për këtë platformë është rënë dakord sot, se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Platforma përfshin:

- votimin elektronik dhe numërimin elektronik,

- reformën e financimit të partive,

- kufizimin e shpenzimeve në fushatë,

- barazinë në aksesin mediatik,

- mospërdorimin e burimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin,

- dhe një sërë aspektesh të tjera.

Opozita sot, unifikoi qëndrimet për axhendën parlamentare, për aksionin politik, për veprimet ekstra parlamentare, nëse maxhoranca injoron propozimet dhe standardet e kërkuara.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco