Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Shkarkimet dhe largimet, rrëfehet Armand Shkullaku: Ja përse ika nga AbcNews

Shkarkimet dhe largimet, rrëfehet Armand Shkullaku: Ja përse ika nga AbcNews

16:37, 11/01/2017
A+ Aa A-

Mapo: A është e vërtetë se nuk do të jeni më në drejtimin e AbcNews?

Po, është e vërtetë. Pas katër viteve të vështira por edhe të bukura në rindërtimin dhe konsolidimin e këtij televizioni informativ, erdhi dhe momenti që në fakt, ne gazetarët, e kemi gjithnjë të pritshëm, ai kur një projekt ndërpritet apo përfundon.

Mapo: Ishte zgjedhja juaj?

Jo, vendimi për të lënë AbcNews nuk ishte një zgjedhje e imja. Pronari i grupit mediatik për të cilin unë punoj, gjykoi se në këtë periudhë televizionit i duhet një qasje e re, menaxhariale dhe editoriale, dhe kështu kontrata ime 4 vjeçare me AbcNews quhet e përfunduar këtu. Nuk do të kem një kontratë të re me këtë televizion.

Mapo: Dhe pas kësaj, a keni menduar se ku do të angazhoheni?

Frangaj më ka bërë disa propozime brenda grupit mediatik Klan. Drejtues i programacionit në Tv Klan, drejtues i një emisioni politik në AbcNews apo dhe propozime të tjera, të cilat jam duke i konsideruar përpara nënshkrimit të një kontrate të re.

Për momentin do të pushoj për pak kohë dhe më pas do të shikoj vijimësinë.

Mapo: Ju vjen keq që po ndaheni me AbcNews?

Padyshim, pasi besoj se bashkë me ekipin e gazetarëve dhe redaktorëve aty, mundëm të krijojmë dhe të zhvillojmë një hapësirë mediatike profesionale dhe të lirë. Kam vlerësimin më të lartë për secilin prej punonjësve të AbcNews, me të cilët pata kënaqësinë të punoj këto katër vite.

Besoj se AbcNews është një vlerë për publikun dhe e ka merituar vlerësimin e tij. Nuk është e lehtë të shkëputesh nga një projekt, ku përpjekjet për profesionalizëm janë pjesë e pasionit personal dhe atij të një ekipi të tërë.

Por si çdo ndodh rëndom në zanatin tonë, gjërat nuk mund të zgjasin përjetësisht.

Mapo: Pra mesa duket po shkëputeni nga puna e përditshme e politikave edituese...

Nga përditshmëria dhe përgjegjësia institucionale po. Por personalisht do të mbetem i angazhuar, me shkrime dhe opinione, për të thënë gjithnjë atë që mendoj dhe duke u përpjekur të mbetem i paluhatur në bindjet e mija profesionale. /mapo.al/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sadik balla12/01/2017 20:43

Zoti shkullak thuaj te verteten ndjekesve dhe njerzve qe besojne negazetarine tuaj eshte koha qe njeriu zgjedh profesionin ,apo televizinin koha nuk do te fali me respekt te madh per ty si gazetar

Ilir12/01/2017 00:15

Pa dyshim Armandi,eshte personalitetet i jashtezakonshme i gazetarise profesioniste shqiptare! Klani ka pesuar nje humbje te madhe,koha do ta vertetoje...

Ilir12/01/2017 00:10

Pa dyshim Armandi,eshte nje nga personalitetet me te jashtezakoneshme te gazetarise shqiptare! Klani ka pesuar nje humbje te madhe,koha do ta vertetoje... Parimet nuk shiten,pasi nuk mundet ti blesh me! Shkullaku nuk shiti Parimet.

Idi11/01/2017 20:45

Nje gazetar I rralle dhe nje humbje per ABC, tani nuk shihet me as ky kanal.

gjallica11/01/2017 20:20

Te ishe larguar me shpejt do te ishte me mire,na ke tmerruar jo vetem me lajme dhe komente te pa besushme por edhe me paraqitjen e jashtme aspak njerezore.

ben11/01/2017 19:26

Edhe ky televizion qe mund te shihej per informacionin, duket e paska ble lali Eri.. U mbyll edhe ky!!!

denisi 11/01/2017 17:34

Te kane larguar vone. Ti je aspak objektiv dhe shume tendecioz me kahje negative ne mendimet dhe opinionet tuaja.

Shto koment

Denonco