`Corriere della Sera` zbulon planin e Erion Veliajt, për ti marrë postin e kryeministrit Edi Ramës

`Corriere della Sera` zbulon planin e Erion Veliajt, për ti marrë postin e kryeministrit Edi Ramës

14:15, 11/01/2017
A+ Aa A-

Më 13 Dhjetor të vitit që shkoi gjatë një takimi me përfaqësues së Bankës Botërore, Edi Rama deklaroi me plotë gojë se; “Askush nuk e vë në dyshim se ky projekt do të mbyllet gjatë mandatit tim të dytë dhe askush nuk e vë në dyshim se do të jem unë Kryeministër edhe për një mandat”.

Pra Rama e ka ndarë mendjen pavarësisht ambicies së kreut të LSI-së Ilir Meta që të provojë edhe njëherë drejtimin e vendit nga karrigia kryeministrore, që do të jetë aty deri në vitin 2021.

Por përveç dëshirës së Metës, duket se nuk mendon kështu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili në rrethet e tija të ngushta nuk e fsheh fare ambicien, për të kapur postin e të parit të qeverisë së majtë.

Gazeta e madhe italiane “Corriere della Sera”, ditën e djeshme në versionin print dhe atë online i ka kushtuar një shkrim të gjatë miratimit të planit rregullues të Tiranës. Nuk dihet nëse ky shkrim optimist është sponsorizuar nga Veliaj, pas zhurmës dhe kritikave të forta nga specialistë shqiptarë dhe të huaj  që akuzojnë kryetarin e bashkisë se nëpërmjet tij po realizon interesa klienteliste të një grupi ndërtuesish, por gjithsesi mes rreshtave gazeta italiane ka dalë “pa pritur” nga tema dhe ka nënvizuar ambicien e jetës të Erion Veliajt; atë për ti zënë vendin Edi Ramës kryeministër.

“Plani i riorganizimit (edhe konceptual) i kryeqytetit të quajtur “Tirana 2030”, përfshin edhe lidhjet me aeroportin e vetëm të vendit dhe portin e Durrësit, transportin dhe shërbimet publike, zonat e gjelbra dhe korridoret ekologjike, ky i fundit kaq shumë i dëshiruar nga Erion Veliaj, ish ministri i qeverisë Rama, tani kryebashkiaku i qytetit, që pretendon të kthehet në qeveri si kryeministër”, shkruan gazeta  “Corriere della Sera”.

Siç duket edhe nga ky shkrim synimi dhe plani i Erion Velisë për ti zënë vendin Edi Ramës, ka kaluar kufijtë dhe ka mbërritur deri në redaksinë e një prej mediave më të mëdha në Europë. Ose-ose është vetë Veliaj, që në një shkrim historiko-teknik për urbanistikën e kryeqytetit tonë, ka “inflirtuar” fjalinë, ku tregohet qartë synimi i tij madhor për të kryesuar qeverinë e Rilindjes.

SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Doni12/01/2017 00:56

Ne qofte se eshte e vertet dhe ky b...q... pretendon me u bo kryeminister derri nonen e ku ta kene shqiptaret qe me arit nga nje spurdhjak dhe kelysh bushtre te bohet k.m. e ongert mortja shqiperin dhe mos ngelt sumqim pa u bo kryeminister,ky osht super talent per intriga..

eri11/01/2017 14:29

"në redaksinë e një prej mediave më të mëdha në Europë." me sakte do te ishte ne nje nga redaksite me te pjerdhura ne bote. Kete lloj media nuk e besojne as Italianet, perse duhet ta marim ne si refernce ? Zgjohuni nga gjumi, gazetaruce ! S'ka me media te medha e te vogla, mediat e vetequajtura "te medha" vdiqen apo me mire ngordhen qe me fitoren e Trump, te cilen askush prej tyre nuk e parashikonte, qe trgon se ato nuk jane te besueshme por jane vetem organe propagande te pagura si dikur "levat e Prtise" tek ne ne Shqieri.

Shto koment

Denonco