Princi Leka II ftohet në inaugurimin e presidentit Donald Trump, ja ftesa

Princi Leka II ftohet në inaugurimin e presidentit Donald Trump, ja ftesa

07:11, 11/01/2017
A+ Aa A-

Princi Leka II, i Shqipërisë, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-ve, z.Donald Trump. Ftesa për Princin Leka është zyrtare dhe ajo është bërë nga Martin J. Golden, sekretar i Konferencës, njëherit senator i distriktit të 22-të në shtetin e Nju Jorkut.

Pjesëmarrja e shqiptarëve në inaugurimin e presidentit amerikan Trump u bë një çështje e madhe, shkruan Shqiptari.eu, për shkak të ftesave dhe e dyta, nga arrestimi i kryetarit të AAK-së, ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili po udhëtonte për në SHBA për të marrë pjesë pikërisht në këtë ceremoni.

Sidoqoftë Princi shqiptar është i ftuar i nderit në këtë inaugurim, i cili mbahet me 20 janar. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

pupi11/01/2017 09:28

bravo princi. Shume shpejt do i vij rradha te behet edhe kryeminister i shqiptareve. suksese.

Shto koment

Denonco