WikiLeaks zbardh dokumentet: Ja lidhjet dhe si e ‘komandoi’ Soros, Hillary Clinton për Shqipërinë

WikiLeaks zbardh dokumentet: Ja lidhjet dhe si e ‘komandoi’ Soros, Hillary Clinton për Shqipërinë

17:21, 10/01/2017
A+ Aa A-

Një dokument i publikuar nga WikiLeaks ka treguar se pas demokrates Hillary Clinton qëndron miliarderi George Soros.

Në emailin e publikuar tregohen të gjitha instruksionet hap pas hapi që Soros i ka dhënë Clinton.

Dokumenti përmban edhe një listë të zyrtarëve që George Soros mendonte se duhet të dërgoheshin në Shqipëri në vitin 2011. Disa ditë pasi ky email ishte dërguar, një person i përfshirë në këtë listë u dërgua si ndërmjetës nga ana e Bashkimit Europian.

“Washington Feed”, e cila ka publikuar këtë artikull, nuk përmend emra konkretë zyrtarësh që janë dërguar në vendin tonë me porosi të miliarderit George Soros, veprimet e të cilit janë zbatuar nga ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit dhe ish-kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton.

Disa dokumente të tjera që flasin për financat e shoqatave të George Soros janë bërë publike. Megjithatë, media të tilla si CNN, CBS apo New York Times nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme për këto emaile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco