Shkëlzen Berisha i zbulon problemet me bixhozin dhe detyrimin e papaguar: Papagalli i Ramës vazhdon avazin

Shkëlzen Berisha i zbulon problemet me bixhozin dhe detyrimin e papaguar: Papagalli i Ramës vazhdon avazin

16:18, 10/01/2017
A+ Aa A-

Deputeti socialist Taulant Balla ka deklaruar sot gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për privatizimin e CEZ se: “Komisioni Hetimor për privatizimin e OSSH tek CEZ sot ka administruar prova shumë të rëndësishme lidhur person Nuel (Nue) Kalaj i cili sipas dëshmive të deritanishme ka qenë "sekseri" i martesës së qeverisë shqiptare të Sali Berishës me kompaninë CEZ. Komisioni po heton pse CEZ i ka bërë këto transferta tek ky individ dhe ku i ka çuar paratë cash Nue Kalaj mik i ngushtë i djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha".

Shtetasi Nue Kalaj është thirrur si dëshmitar në këtë çështje dhe nuk është paraqitur, e për këtë arsye Balla ka kërkuar shoqërimin e tij me forcë nga policia për të dëshmuar.

Ndërkohë për akuzat e lëshuara nga deputeti Balla ka reaguar edhe vetë juristi Shkëlzen Berisha i cili në një status në rrjetin social shkruan: “Sot, papagalli i shpifjeve te Edi Rames, me urdherin e kryetarit, ka zgjeruar rrethin e miqve te mi te ngushte, me nje person me te cilin dhe aktivitetin e te cilit, nuk kam asnje lidhje. I denuar me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit per shpifje, genjeshtari i Rames vazhdon avazin e vjeter me trillime te reja, me shpresen se keshtu do mbuloje sarajet e kryetarit ne Surrel. Te ndertuara me ''placken'' e Rames nga marreveshja me CEZ, per te vjedhur dhe ndare, 630 milione euro nga xhepat e shqiptareve”.

Shkëlzen Berisha e mbyll reagimin e tij me thirrjen që: “Rama përpara se ti ngarkoje shpifje te reja, ta detyroje papagallin, te mos lere ''puplat'' ne kazino, por te zbatoje vendimin e gjykates dhe te paguaje parate per shpifjet e vjetra|.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco