Ylli Dylgjeri kërcënon Erion Braçen? ‘Iriq’, do të të pjek po u kruajte

Ylli Dylgjeri kërcënon Erion Braçen? ‘Iriq’, do të të pjek po u kruajte

14:56, 10/01/2017
A+ Aa A-

Ylli Dylgjeri është revoltuar dhe ka kërcënuar me një shënim në faqen e tij të zotët e një portali online, për të cili është folur dhe aluduar si pronë e deputetit socialist, Erjon Braçe. Por disa kohë më parë Braçe e ka mohuar se ka lidhje me këtë portal periferik, por Dylgjeri aludon se është i tij dhe e “kërcënon” haptas.

Ja postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Rreth skandalit te iriqit te "Skandalit"

Një portal i vockël sa një iriq, me emrin e madh Skandal ka tentuar të më "fusë" një gjemb lidhur me një shkrim timin për Av Ngjelen para ca ditësh. Iriqi me emrin "Skandal" me akuzon mua se si punonjës i administratës me taksat e publikut po kritikoj qeverinë apo po bëhem gaztor kundër qeverisë!!! Atëherë po të pyes.

O iriq!

Të pyes me gjuhen e butakëve. Ku e kam goditur qeverinë apo koalicioni Unë? A nuk është kryeministri Rama që deklaroi në Asamblenë e PS-së se LSI është aleati ynë strategjik? A nuk po sqaron kudo e përherë se kjo aleance duhet të jetojë dhe e vazhdojë ekzistencën edhe më tej? Atëherë kush po e godet këtë aleancë, Unë apo avokat Ngjela që çdo ditë, çdo orë, çdo javë kërkon burg kudo deri te kreu i LSI?

Përgjigju o iriq, ose shko futu në ferrë dhe rri aty ku e ke vendin. Kaq si fillim. Po e zgjate sërisht, do të "të pjek"...se siç thonë mjekët, mishi i iriqit kuron reumatizmën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shaba11/01/2017 00:30

Miku liut nuk o e vertete. Ylli nuk ka bo xhep por ka pas detyru Brace endacakun. Leket i merrte Ylli dajakun braceziu.

sali serbi10/01/2017 21:39

Ore miku i Liut, po qe je trap fare ti, po pse mor qen rrugesh , kete portal gjete ti qe te pergojosh djemt e sigurimit te shtetit, djemt me te zgjedhur per korektes dhe perkushtim ndaj ligjeve dhe popullit. Po si mor m... kraheson ti kete letyre me keta djem ?

Miku i Liut10/01/2017 18:03

O Syri... per ne qe kemi jetu ne Tirone edhe para 90 e qe i njofim mire disa pune ju deklaroj se, ky Dylgjeri eshte nje ish sigurims i thekur, me pistolete ne brez ka pas xhiru neper Tirone pranaj mos na e nxirrni si nje njeri qe te jep leksione demokracie.... Brace eshte thjesht nje xhepist qe ka qene ne shkolle te riedukimit dmth DY PLEHRA !

Shto koment

Denonco