FOTO/ Deputeti i vjetër socialist revoltohet ndaj shtetit: Qytetarët po i dalin zot vetes!

FOTO/ Deputeti i vjetër socialist revoltohet ndaj shtetit: Qytetarët po i dalin zot vetes!

09:40, 10/01/2017
A+ Aa A-

"Në këtë dimër të acartë, bashkëfshatarët e mi në Borje të Kukësit i dolën zot vetes.  Nuk e kanë duruar kurrë dhe nuk e pranojnë izolimin, ngado që të ketë ardhur ai! "

ja çfarë shkruan Namik Dokle në Facebook:

Para dy ditësh, burrat e këtij fshati u ngritën të gjithë dhe shpëtuan një grup elektricistësh të rrethuar nga "vdekja e bardhë".

E kanë bërë këtë akt human dhjetra herë, kurdo që dikush është përballur me të keqen dhe ka patur nevojë për ndihmë.
Shikojini këto foto...

Vetë hapin rrugët për të shkuar te njeri-tjetri dhe pastaj, të gjithë bashkë, hapin rrugën drejt Prizrenit. (Kukësi është "larg" dhe me rrugë të bllokuara, ndërkohë që Kosova i ka hapur të gjitha rrugët e Gorës!)

Por bashkëfshataret e mi të mirë nuk harrojnë të hapin edhe "rrëshqitësen" për fëmijë (luzgallo e quajnë ata) dhe madje të bëjnë edhe ndonjë foto artistike nga ky dimër. E duan jetën me gjithçka që ajo u ofron!

E pra, këta njerëz të mirë, që e fitojnë jetën me duart dhe shpirtin e tyre të paepur, meritojnë shumë më tepër nga qeveria që votojnë!

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    anabel10/01/2017 17:05

    Iiii sa i shpifur! Ketej shan e andej lepin! Burre muti! Mire ua ben rama, mandje pak ju ben!

    Kesaj i thone pirdhi ne te10/01/2017 15:19

    Akoma me demagogji e propagande. Bravo popullit po qeveria duhet te beje me shume.... Po pse nuk del Dokle, te marre dhe ciceronin Brace e te flasin ne Parlament. Apo Brace eshte caktuar vetem per zonen e Berat - Fier dhe tani qe Bankersin ja shiten Kinezeve sic donin dhe Beso ka Rafinerine, bie squk?

    Arben10/01/2017 13:22

    Po dokle a ka marre ne dore lopaten te pastroje rrugen nga bora sic ben Velia

    ha haa haaa10/01/2017 10:30

    Po ku është "revolta" këtu, Dokle indirekt u thotë njerëzvë shtrëngoni b.... se i zoti e nxjrr gomarin nga balta.

    Shto koment

    Denonco