Berisha i çon fjalë Ramës për Kosovën: Nuk je as tradhtar, as hero. Je batakçi

Berisha i çon fjalë Ramës për Kosovën: Nuk je as tradhtar, as hero. Je batakçi

14:27, 13/10/2016
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar sot nga Tirana në Beograd me Kryeministrin Edi Rama duke i dërguar fjalë nga foltorja e Kuvendit se në çështjen e Kosovës "nuk je as tradhtar, as hero, por batakçi!” 

Berisha ka analizuar në Kuvend, qendrimin e Ramës në debatin që ai pati sot me kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Forumin e Beogradit kur tha:... “unë bie dakord me Aleksandrin dhe nuk më intereson shumë se jam tradhtar apo hero, por jam nje njëri që beson se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë me njeri-tjetrin për këtë rajon..."

Sipas Berishës, qendrimi i Ramës e linte në hije Kosovën dhe njohjen e pavarësisë së saj nga Serbia, në një kohë kur njohja është thelbi dhe kushti kryesor në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. "Në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, - nënvizoi disa herë ish-kryeministri, - udhëheq Kosova! Pala shqiptare duhet të bëjë të parën Kosovën".

Berisha tha: “Unë sot e ndoqa Forumin dhe sot pashë një gjë, thënien “se jam i vendour të punoj për marrëdhëniet serbo – shqiptare dhe ne e  themi shqiptaro-serbe. Kjo është shumë në rregull. Por, ç’na del tani!

Nëse themi do të punojmë për marrëdhëniet shqiptaro- serbe, kjo nënkupton shqiptarët kudo që janë, vetëm me një kusht që është jetik për suksesin e këtyre marrëdhënieve: Kosova e pavarur!

Në këto marrëdhënie udhëheq Kosova. Udhëheq Kosova në këto marrëdhënie! Duhet të shkojnë  marrëdhëniet aty ku duhet kur shqiptarët i udhëheq Kosova.

Nuk them që Tirana të jetë jashtë! Në asnjë mënyrë! Nuk them të mos bëjë politikën e vet! Në asnjë mënyrë. Por duhet të kemi një vetëdije që nëse flasim për këto marrëdhënie, ato për palën shqiptarë duhet të bëjnë të parën Kosovën!

Çdo përpjekje për të lënë në hije Kosovën, është reminishencë e së kaluarës  e marrë nga liderët e rinj!

Shkon atje për një segment rruge, Nish – Merdarë, që ne e mirëpresim dhe është një projekt i mirëfilltë serb. Ec e dil me një projekt tëndin, nga Inicitiva Evropiane. Po Shqipëria nuk mori asnjë projekt,  Kosova mori 4 a 5. Ja pra, “Korridori blu” i Edi Ramës apo ç’e ka emrin! Asnjë nuk mori!

Duhet të punojmë për marrëdhëniet dhe të jemi të vëmendshëm, se letra është bojë.

Ne kemi një problem që 47 vjet diktaturë na lanë me disa koncepte dhe në këtë çështje në lidhje me Serbinë, “In front Kosova!” -  Në ballë Kosova - Interes të parë Kosova!

Ndaj dua t’i them Edi Ramës këto fjalë:

Ka deklaruar sot se nuk çaj kokën se më quajnë tradhtar apo hero! Në fakt zotëri, nuk e meriton të quhesh as tradhtar, as hero po thjesht një batakçi!

Shkon për të shitur pikturat! Në Paris shet ikonat e vjedhura, këtu shet shkarravinat që s’t’i blinte njeri!

(I drejtohet Haritos, që e kundërshton) Po po, shko pyet Policinë e Parisit në e gjetën me ikona të vjedhura! Pyete, Zonja Kanabi se sa herë e kanë arrestuar me ikona të vjedhura!

As nuk je tradhtar, as nuk të bëjmë hero, por thjesht batakçi që shkon për të shitur shkarravina që nuk i shisje dot këtu!

Pa u bërë Kryeministër, deklaroi se kishte 3 mijë euro pasuri! Kaq i kishin prodhuar atij pikturat, kaq i kishte prodhuar atij “Kurbani”.

A ka konflikt interesi më të madh se të përdorësh postin për të shitur pikturat, siç bënte me ikonat e vjedhura?!

Ndaj, unë kërkoj nga prokuroria të hetojë për ekspozitat që ka hapur me paratë e qytetarëve.” Është konflikt interesi,” këmbënguli Berisha në përfundim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco