Berisha: Vrasja e Arditit është vrasje shtetërore! Rama s'e shqipton kurrë emrin e tij!

Berisha: Vrasja e Arditit është vrasje shtetërore! Rama s'e shqipton kurrë emrin e tij!

13:45, 13/10/2016
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri sali Berisha e ka ngritur zërin në Kuvend sot për 17-vjeçarin Ardit Gjoklea, që u vra në landfillin e Sharrës disa javë më parë dhe tani, u vra për së dyti, siç theksoi Berisha, duke i bllokuar emisionin investigativ. Berisha e konsideroi "vrasje shtetërore", vdekjen e Gjokleas.

"Sot, do doja të hapja fjalën me atë që është akti më i shëmtuar dhe më i paprecedentë në këto 24 vite: Kasaphana e fjalës së lirë, - tha Berisha. - Për herë të parë në 24 vite, një emision investigativ për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, që verifikohet si vrasje e mirëfilltë shtetërore,nuk e them me dashje, se ka dy lloje, vrasje me dashje dhe pa dashje, por Ardit Gjoklea ishte vrasje shtetërore.

Një 17-vjeçar që përballet me aspektet më të vështira të jetës në këtë vend. Pasi dështuan që ta varrosin me plehra, bënë gjithçka që ta vrasin për së dyti: të bllokojnë emisionin e tij. Kjo është vepër e mirëfilltë e Edi kristaq Ramës, se këtë akt nuk e bën kush veç atij që ka fuqinë e ekzekutivit. Kjo është dëshmi e qartë sesi paratë e krimit po sundojnë çdo ditë! Por, e para është fjala, në libra të shenjtë dhe libra të tjerë!

I bëj thirrje prokurorisë që ta shtojë në dosje këtë akt të shëmtuar," theksoi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco