Ylli Dylgjeri, Erion Velisë: Trego, sa njerëz paguan me taksat tona për imazhin tënd?

Ylli Dylgjeri, Erion Velisë: Trego, sa njerëz paguan me taksat tona për imazhin tënd?

11:56, 13/10/2016
A+ Aa A-

Ylli Dylgjeri në një status në faqen e tij në FB i ka kërkuar kryetarit të bashkisë Erion Veliaj që të japë shpjegime për deklaratën e gazetares Alida Tota, e cila thotë se ai ka punësuar plot 25 persona që merren me përpunimin e propagandës në funksion të imazhit të tij. Sipas Dylgjerit, nëse është i vërtetë ky fakt bëhet fjalë për një abuzim të pastër me paratë  e taksapaguesve, si dhe me premtimet elektorale të tij.

Dylgjeri i kërkon këto shpjegime si taksapagues, gazetar i lirë, por edhe kontribues në koalicionin e majtë që po qeverisë.

Ja statusi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Gazetarja Tota në intervistën e saj për emisionin investigativ të landfill-it "Kodra e vdekjes" ka deklaruar dje numrin e personave qe paguhen nga Kryebashkiaku Erion Veliaj për propagandën në median e Bashkisë së Kryeqytetit.

Sipas Totës, janë plot 25 persona që paguhen nga Velija, të cilët montojnë dhe u dërgojnë të gatshme videot e Kryebashkiakut televizioneve kombëtare në vend.

Si njohës dhe punonjës i hershëm i marrëdhënieve publike dhe shtypit, si taksapagues i kryeqytetit, si gazetar i lirë dhe si bashkëkontribues i koalicionit të majtë, po Ju pyes sërisht zoti Velija? E konfirmoni nr. e punonjësve të deklaruar nga gazetarja në këtë intervistë?

Nëse, po, ky është abuzim i pastër. Abuzim në shpërdorimim e taksave të qytetarëve të Tiranës. Abuzim me të vërtetën. Abuzim me premtimet elektorale.

Si në çdo Institucion, agjenci dhe sektor, ngarkesa për çdo post pune ka norma mbulimi për publikun e në funksion të tij. Dhe këtu ka vend për tu ndalur.

Duke kontribuar në krye të sektorëve, drejtorive, dhe Departamenteve deri në Këshillin e Ministrave, mund të deklaroj se ky numër asnjë herë deri në vitet 2005 nuk e ka kaluar numrin nga 1 deri 12-të në pushtetin qendror.

Nëse po, Këshilli Bashkiak duhet të rishikoj strukturën dhe organigramën e Bashkisë.

Uroj të jetë ndryshe.

Mbetem në pritje të përgjigjes Tuaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco