PD: Investigimi i aferës së Sharrës nxori përfshirjen direkte të Veliajt, ja pse e bllokoi emisionin

PD: Investigimi i aferës së Sharrës nxori përfshirjen direkte të Veliajt, ja pse e bllokoi emisionin

11:41, 13/10/2016
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka akuzuar sërish kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj për vdekjen e adoleshentit Ardit Gjoklaj dhe marrëveshjen e fshehtë dhe të papublikuar me kompaninë e kryetarit të PS-së së Peqinit që është ende në kërkim edhe pse burimet thonë se, ai është në Peqin dhe nuk arrestohet nga policia.

Ja deklarata e plotë e Grida Dumës nga selia e PD:

Mbrëmë Opinion bëri të mundur transmetimin e emisionit “Publicus”, një investigim mediatik që Erjon Veliaj e kishte bllokuar. Dhe mbrëmë u kuptua fare qartë pse Erjon Veliaj bëri çdo përpjekje për ndalimin e këtij emisioni.

Investigimi mediatik nxori qartë aferën e madhe korruptive e kriminale të Sharrës dhe përgjegjësinë direkte të Erjon Veliajt në vdekjen e Arditit. Investigimi zbuloi firmën e Erjon Veliajt në kontratën me kompaninë 3R, e kryetarit socialist të Peqinit, që edhe sot e kësaj dite merret në mbrojtje nga Edi Rama e nuk i dorëzohet drejtësisë.

Mbrëmë shqiptarët panë se në kantierin e Veliajt nuk zbatohej asnjë ligj, nuk respektohej asnjë kriter sigurie, nuk paguheshin siguracionet. Panë kushtet mizerabël të punës ku kishte humbur jetën para Arditit edhe një grua, një lajm i mbajtur i fshehur deri tani.

Të rinj, të mitur, burra e gra shfrytëzoheshin në këtë landfill, ndërkohë që Erjon Veliaj kishte  premtuar punë të sigurtë me thirrjen publike që u bëri qytetarëve.

Publikimi i emisionit të censuruar nga Erjon Veliaj është një lajm i mirë që tregon se ka ende garanci në vend për lirinë e shprehjes, megjithë shtypjen kriminale që pushteti u bën mediave herë me kërcënime e herë me joshje.

Transmetimi mbrëmë është një thirrje e fortë për Prokurorinë e Tiranës, që të mos dremisë mbi këtë dosje, por të cojë hetimin përpara e të bëjë drejtësi për jetët e humbura në këtë aferë korrupsioni e krimit të Erjon Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco