Rama-Vuçiç për Trepçën dhe Thaçin. Vuçiç: Di më shumë se ti për Trepçën!  Për Thaçin, kujto arrestimin e Ivanoviçit!

Rama-Vuçiç për Trepçën dhe Thaçin. Vuçiç: Di më shumë se ti për Trepçën! Për Thaçin, kujto arrestimin e Ivanoviçit!

10:32, 13/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandër Vuçiç kanë debatuar në Forumin e debatit për çështjen e Kosovës. Rama e ka pyetur drejtpërdrejt Vuçiç pse e pretendojnë minierën e Trepçës, kur është ekonomi e Kosovës dhe pse e arrestuan Nehat Thaçin!

Vuçiç, duke u përmbajtur, me tolerancë u përgjigj se dinte më shumë se ai për Trepçën dhe se ajo ishte një lëvizje politike nga Kosova më shumë sesa ekonomike dhe se për rastin e Nehat Thaçit kishte një mandat arresti që nga viti 1997 dhe se BE-ja nuk mund të vepronte me dy standarte. Arrestimi i Thaçit, sipas Vuçiçit, nuk duhet të përbënte shkas për ndërprerjen e dialogut, pasi  Serbia nga ana e saj nuk e bëri këtë kur Kosova arrestoi dhe dënoi Oliver Ivanoviçin dhe e dënoi (politikanin serb në Kosovë, liderin e SPD, për krime lufte)

Ja debati:

Rama pyet Vuçiç: Kam një pyetje, çfarë bëni me Trepçën? Është një minierë. E transportoni në tokën serbe? Çfarë bëni me Trepçën? Duket si një pyetje që edhe përgjigjen s’e ka të lehtë. Një temë tjetër e nxehtë është si mund të dëshirojmë të ecim përpara pa patruar këtë listë

Unë bie dakord me Aleksandrin dhe nuk më intereson shumë se jam tradhtar apo hero, por jam nje njëri që beson se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë me njeri-tjetrin për këtë rajon ashtu si francezët dhe gjermanët bënë sëbashku me Europën pas shekujsh lumenjsh gjaku dhe e ardhmja është në dorën tonë.

Vuçiç: Që kur erdha dhe pashë prezencën e medias kosovare dhe e dija që Edi do të bënte nje politikë ditore. Ai është politikan më i mirë se unë po unë nuk do të them diçka të keqe për homologët tanë në Prishtinë.

Më pyeti për Trepçën dhe guxoj të them diçka më shumë. Ai thotë se është vetëm ekonomia. Prishtina bëri lëvizjen më të keqe politike për Trepçën. Po nëse është çështje mes shqiptarëve dhe serbëve, a mund të gjesh një serb që do të binte dakord me këtë? A do të ketë një serb që të jetojë në Kosovë dhe të punojë në Trepçë? A u kujdesën ata për këtë? Jo, u kujdesën vetëm për politikën e tyre dhe nuk gjej dot një arsye pse e bënë këtë. Nga pikëpmja racionale kjo është diçka që unë s’e kuptoj.

Për rastin e Nehat Thaçit, juve iu referuat atij besoj. Kemi hapur kapitullin 23. Jam paralajmëruar edhe për raste më të vogla nga BE dhe nuk besoj se BE do të ketë standarte të dyanshme. Nuk ka qënë e mjaftueshme për ne që të ndalojmë negociatat apo dialogun edhe kur u përballëm me rastin e Oliver Ivanoviç, që u burgos për dy vite. Nuk e dëgjuat këtë argument nga unë.

Nuk kemi nevojë të diskutojmë çështje të tjera më Kosovën. A mund ta besojë dikush se Nehat Thaçi u arrestua për arsye politike? Jo, ishte një mandate arresti i vitit 1997 që ne duhet ta pastrojmë. Jam dakord me ju që t’i shikojmë të gjitha. Duhet të kemi të njejtij qëndrim.

Rama: Ju thoni se nuk e kuptoni, por askush nuk e kupton që një minierë që ndodhet në Kosovë nuk ka mundësi për t’u importuar aty. As kosovarët s’mund të importohen këtu. Është ekonomi. Ka disa gjëra nga e kaluara dhe i gjej si pengesë në të ardhmen.

Vuçiç: Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Jua thashë këtë se nuk e kuptova dhe nuk do të flas më për këtë. Nuk e kuptoj çështjen e Trepçës. Trepça është një gjë që doli nga hiçi dhe nuk e kuptoj arsyen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco