Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Samiti i sigurisë, Rama sulmon Greqinë nga Beogradi dhe kritikon BE-në: Nuk diti të shpërndajë refugjatët

Samiti i sigurisë, Rama sulmon Greqinë nga Beogradi dhe kritikon BE-në: Nuk diti të shpërndajë refugjatët

10:03, 13/10/2016
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i Serbisë Aleksandëër Vuçiç kanë mbështetur njeri - tjetrin sot në një panel ballë për ballë në Forumin e Sigurisë në Beograd për pozitën e re të vendeve të rajonit në kushtet e rrezikut terrorist dhe krizës së refugjatëve. Ata janë ndarë në çështjen e njohjes së Kosovës.

Si Rama dhe Vuçiç, në fjalën e tyre, deklaruan se synimi i tyre ishte BE-ja dhe se ata kishin gjetur një mbështetje të fortë tek kancelarja gjermane Angela Merkel, por, se kishte një problem të madh menaxhimi nga ana e BE-së për krizën e refugjatëve.

Vuçiç tha:  “Dëshiroj marrëdhënie të mira me shqiptarët dhe boshnjakët sepse kemi potencial për rritje ekonomike më shumë se shumë ende të tjera. Nëse bëjnë gjëra bashkë, ndërlidhjen e transportit sëbashku, lidhje me të mira politike etj. kemi shanse zhvillimi. Por të them të vërtetën, nuk jam shumë optimist kam shumë frikë për situatën në rajon. Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Kam një vërejtje për sjelljen e BE-së. përcakton detyra të reja në mënyrë burokratike: Nëse e bën këtë, je i mirë, nëse nuk e bën, nuk je i mirë.

Shiko faqet e para të gazetave dhe duket se dikush do të thotë: Nuk e di çfarë po ndodh në Rusi, çfarë po ndodh në SHBA. Por po humbasim terren,” tha Vuçiç.

Kurse Rama nga ana e tij tha: " Çdokush është i qartë në një gjë që nuk do të ishte e mundur pa mekanizmin e integrimit në BE. Ajo që ka rëndësi është se ne duhet të jemi modernë dhe të dalim nga mënyra fëmijërore për të qenë peng i së kaluarës. Jam i shqetësuar për atë që thotë Vuçiç se po humbet terren për shkak të pasigurisë të asaj që po ndodh në Evropë apo brenda Serbisë, por nuk dua të fajësoj BE…

Mendoni sikur të mos ishte Angela Merkel aty po të ishte një Viktor Orban! Ne mbase nuk mund t’i përmbushim të gjitha kriteret, por ne po sillemi si europiane në një sens të mirë dhe kemi pritur rreth 3 mijë refugjatë politikë iranianë që janë vrarë në kampet, që janë vrarë dhe askush nuk donte ta prekte këtë temë.

Ne jemi një vend i vogël që kemi shpëtuar hebrenjtë dhe po të shohim sot flukset e emigrimit, ne kemi marrë vetëm 3 mijë, por nëse Evropa do ta kishte organizuar në mënyrën e duhur, nuk do të kishte një lojë pingpongu nga një kufi në tjetrin, sepse për 500 milionë njerëz që është Evropa sot, 1 milion njerëz do të absorboheshin. Por kur ua le menaxhimin ca njerëzve....Kemi qindra mijë njerëz atje që presin në një stacion treni."

Vuçiç: Nuk duhet të na vijë turp se ne vijmë nga Ballkani. Shumë njerëz duhet ta kuptojnë atmosferën e përgjithshme që ne s’e kemi kuptuar . Tani e shikoj se idetë nacionaliste rriten dhe thonë se ai Vuçiç budalla fliste se donte të fitonte zgjedhjet presidenciale. Nuk më intereson kjo. Njerëzit duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë ata që të analizojnë situatën reale. Kemi probleme të mëdha në Bosnje, është shumë e dukshme, dhe nuk mund të pranoj faktin se personi i vetëm me faj është presidenti i Republikës Serbe dhe të tjerët janë djem shumë të mirë.

Edhe pse kemi kërkuar bashkëbisedim mes shqiptarëve dhe serbëve. Ne kemi pasur sukses për të krijuar një besim të përbashkët, por situata është delikate dhe shoh se ka njerëz shumë nga Kosova, Prishtina,...E pastaj? Kjo është diçka normale. Kur flasim për marrëdhëniet tona, ka gjithmonë pengesa në rrugë që duhet t’i kalojmë dhe kur jemi vonë duhet të përmbushim detyrimet tona. Ka fyerje që vijnë nga Kroacia për serbët dhe BE-ja është e heshtur."  

Debati vazhdon me çështjen e Kosovës...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco