Not in my name!... Buzhala, Ramës: Mos fol në emrin tim me Vuçiç, je kryeministri i kanabisit dhe plehrave

Not in my name!... Buzhala, Ramës: Mos fol në emrin tim me Vuçiç, je kryeministri i kanabisit dhe plehrave

09:24, 13/10/2016
A+ Aa A-

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër në nisje te vizitës dyditore të Edi Ramës në Serbi.

Buzhala i referohet përshkrimit zyrtar të vizitës për të lëshuar një lumë akuzash ndaj Edi Ramës dhe mënyrës së tij të qeverisjes, që e cilëson si të dështuar.

Buzhala thotë se Edi Rama është një profan sa i takon Kosovës dhe problemeve të saj dhe sipas tij, i fundit njeri që duhet te merret me problemet e Rebublikës është pikërisht njeriu që i thotë Vuçiçit, “mik”!

Reagimi i Buzhalës është konfirmimi i një vlerësimi të gjërë në Kosovë që besojnë se kurbani i miqësisë së Edit me Aleksandrin janë pikërisht interesat e popullit shqiptar te Kosovës.

Që se Edi Rama ka vënë këmbë në tokën serbe këtu e dy vjet të shkuara, fakt ështe se Serbia e ka shtuar qasjen represive ndaj Prishtinës,ndërsa Tirana zyrtare thjesht bën sehir nën merakun se mos i prishet humori kryeserbit.

Rasti me flagrant është ai me i fundit që ka të bëjë me arrestimin skandaloz të kryepolicit të Mitrovicës, Thaçi, çështje për të cilën ashtu si edhe për të gjitha situatat sensitive Prishtinë-Beograd, Edi Rama dhe ojq-isti i tij Ditmir Bushati kanë folur diç më pak se peshku në akuarium...

Postimi i plotë i Berat Buzhalës:

“Kryeministri Rama paska fluturu për në Beograd, për me u taku me Vuçiçin. Në shkrim po thuhet që kanë me diskutu për "raportet shqiptaro - serbe". Amani të koftë mos fol në emën temin, nëse ka mundësi.

Edhe një socialist tjetër, para teje, Nano, e pat taku Millosheviçin në Kretë, në vitin 1997, për me diskutu për raportet shqiptaro - serbe. Pas takimit tha, atëbotë: Kryeqyteti i shqiptarëve të Kosovës është Beogradi.

Rri bre Edi. Nuk e njeh Kosovën ti. Lidhje nuk ki me Kosovën ti. Pse po don me e bo çorap krejt punën. Merru me kanabis. Me plehra. Nuk kemi nevojë për avokat në këtë fazë. E posaçërisht jo për një avokat që i thotë Aleksandër Vuçiçit 'mik'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco