Kërcënimet e Ruçit dhe Çipës, ja si dy socialistët tentuan të sabotonin takimin e Kokëdhimës me emigrantët

Kërcënimet e Ruçit dhe Çipës, ja si dy socialistët tentuan të sabotonin takimin e Kokëdhimës me emigrantët

22:19, 19/12/2016
A+ Aa A-

Qindra emigrantë janë “rebeluar” me gjithë përpjekjet e gjithanshme, kërcënimeve të prera me anë të telefonave, për të sabotuar aktivitetin e Koço Kokëdhimës, ky i fundit ia doli për së mbari. Salla ishte e tejmbushur, me gjithë telefonat e bëra nga ana e Gramoz Ruçit dhe Stefan Çipës për të injoruar Kokëdhimën, raste që u denoncuan nga vetë pjesëmarrësit në takim. Sado që praktikisht u tentua për të krijuar incidente, në dy raste u dëbuan nga vetë emigrantët. Nëse kjo nuk përbën një turp, atëherë si mund të quhet?

Është një padrejtësi që i bëhet emigrantëve socialistë, një veprim që i shkon përshtat vetëm të fortëve që ndrydhin ndërgjegjen e emigrantëve. Është një neveri kur e mendon se si ka mundësi që kjo strukturë të mos jetë për të gjithë, por të ndahet në reformistë dhe konservatorë, aq më keq kur përballë kanë një sekretar të partisë për reformën strukturore. Është një turp për ata që të tjera thonë e të tjera bëjnë. Më vjen keq kur e mendon e jo më të veprosh. Por në fundi i fundit në Shqipëri jemi...

Por megjithë këto akte që nuk i shkon përshtat drejtuesve të PS-së në qendër, Koço Kokëdhima, sekretari i Partisë Socialiste për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, për asnjë çast nuk e vuri në dyshim pjesëmarjen, pasi si një politikan i vjetër me një eksperiencë shumë vjeçare kishte besim se, jo të gjithë emigrantët socialistë janë me të vjetrën, për një parti të mbyllur me parime jodemokratike.

Ai ishte i sigurtë se nga ky aktivitet do të dilte fitimtar pasi kishte mesazh të qartë për të gjithë socialistët, kishte platformën e tij, kishte besimin në suksesin e aritur ne Sarandë e në Vlorë, se të gjithë duam më të mirën.

Vetëm një lajmërim i tij në “Facebook” dy ditë para takimit që salla të mbushej plot, në sallë ishin emigrantë që i besonin platformës së Koço Kokëdhimës, platformës për një reformim brenda partisë, me parime demokratike. Fjalimi i tij 30 minutësh, duke shpalosur platformën e tij ishte i mjaftueshëm aq sa u duartrokit disa herë. Koço Kokëdhima, pas fjalimit, iu përgjigj pyetjeve të shumta të emigrantëve. Ishte i fundit që u largua nga salla pasi të gjithë emigrantët dëshironin të bënin një fotografi me të. Janë këta drejtues të kësaj strukture që nuk duan që brenda kësaj partie të ketë demokraci, të ketë pastërti e transparencë, të ketë ndershmëri dhe jo urrejtje. Më vjen keq se ku ka arritur kjo strukturë që nuk është e hapur për të gjithë, por që godet këdo. Personalisht isha prezent dhe përkrah Koço Kokëdhimës, pasi më pëlqeu platforma e tij, e cila në themel kishte reformimin e partisë, kishte atë që i kishte munguar deri më sot. Duam apo nuk duam, i mirë apo i keq, Koço Kokëdhima duhet përgëzuar për këtë që po bën, sepse janë të paktë njerëz që përballen ballë për ballë me të vjetrën, duke prishur rehatinë e tyre. Nuk dua të justifikoj Koço Kokëdhimën pasi jam 26 vjet emigrant në Greqi, por janë bindjet e mia që ai njeri politikën nuk e sheh si të tjerë për t’u pasuruar, pasi është një biznesmen i suksesshëm.

Si socialist, isha në kryesinë e kësaj strukture në Greqi në rolin e zëdhënësit të PS-së dhe, së bashku me të tjerë, kontribuam te kjo strukturë për vite të tëra, me bindje të plotë për një kauzë të vetme, por deri më sot jemi zhgënjyer. Por ishte platforma e djeshme, platforma “Kokëdhima” që përkonte me  ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, një ditë e shenjtë për ne. Është kjo kauzë që më bashkoi mua me qindra të tjerë, që më rebeloi për t’u bashkuar “Lëvizjes” së Koço Kokëdhimës, njeriun e fortë që nuk e ndal më asgjë për të reformuar këtë strukturë, për ta shkëputur nga e vjetra dhe  për ta çuar atje ku duhet. Për këtë ftoj shokët e mi socialistë të shikojnë pak më larg se sot...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco