'Lulzim Berishën e liroi qeveria,Vettingu vetëm për presion ndaj gjyqtarëve'

'Lulzim Berishën e liroi qeveria,Vettingu vetëm për presion ndaj gjyqtarëve'

17:36, 19/12/2016
A+ Aa A-

Themelusi i partisë LIBRA, Ben Blushi ka akuzuar direkt qeverinë e Edi Ramës si autore të lirimit të kreu të bandës së Durrësit Lulzim Berisha.

Gjatë një interviste në News24, Blushi deklaroi se “për aq kohë sa partitë e vjetra nuk do të hapen por do të bashkëpunojmë me korrupsionin, ne vështirë se do të anëtarësohemi në BE. Nuk mund të ketë reformë në drejtësi nëse partitë politike ushqjenë padrejtësinë. Si mund të ketë vetting për gjyqtarët nëse qeveria favorizon daljen e kriminelëve nga burgu? Kjo tregon presion real ndaj gjyqtarëve’.

Duke folur për largimin nga Partia Socialiste Blushi tha se ajo që e detyroi të braktisë Rilindjen, ishte mungesa e kolegjialitetit dhe e zgjedhjeve. “PS u kthye në një parti private ku ka vetëm punësim ngarkim shkarkim dhe ne prandaj u larguam nga Rilindja”- komentoi Blushi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco