PD-LSI bashkojnë votat, rrëzojnë koncesionin e Beqajt për pullën e ilaçeve

PD-LSI bashkojnë votat, rrëzojnë koncesionin e Beqajt për pullën e ilaçeve

17:13, 19/12/2016
A+ Aa A-

Deputetët e PD-së dhe LSI-së kanë bashkuar votat në Komisionin e Shëndetësisë për të rrëzuar koçensionin e vendosjes së pullës fiskale në barna, çka do të sillte rritjen e çmimit të ilaçeve me 2.4%.

"Nuk mund të votoj pro kësaj marrëveshjeje. Ajo duhet të kalojë në rinegocim dhe të vijë një herë tjetër për t’u diskutuar. Nuk mund të pranoj që me votën time të shtohet kosto në dëm të pacientit’, tha deputeti Vangjel Tavo.

Edhe Petrit Vasili e kundërshtoi këtë projekt të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa Ilir Beqja argumentoi se me vendosjen e pullës fiskale për barnat rritet siguria, pasi do të ngrihet për herë të parë në Shqipëri sistemi i gjurmimit të barnave. Kostoja për pullën dhe ngritjen e sistemit të gjurmimit parashikohet të jetë në 4 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco