Filarmonia e Vjenës mohon koncertin, Julian Deda hedh dyshime: Ky Shkëlzen Doli, di gjë apo bën sikur s'di..?!?!

Filarmonia e Vjenës mohon koncertin, Julian Deda hedh dyshime: Ky Shkëlzen Doli, di gjë apo bën sikur s'di..?!?!

16:49, 19/12/2016
A+ Aa A-

Koncerti i Filarmonisë së Vjenës i trumbetuar me shumë zell nga Kryeministri Edi Rama për në datën 2 Janar po shfaqet çdo ditë e më shumë si një mashtrim i madh po aq sa edhe një abuzim skandaloz fondesh dhe interesash. Të kontaktuar nga opinion.al, drejtuesit e Filarmonisë së Vjenës mohojnë kategorikisht se orkestra më e famshme në botë do të ketë një koncert në 2 Janar në Tiranë. 

CEO i Filarmonisë konfimon për Opinion.al se orkestra e Vjenës nuk do të luajë në Tiranë në datën 2 Janar dhe për më tepër Harald Crumpock shton se se çdo përdorim i emrit apo markës “filarmonia e Vjenës” duhet të jetë i autorizuar nga drejtuesit. “Ne do ta konsiderojmë seriozisht këtë informacion për të ndërmarre hapat e duhur” .

Por një reagim akoma më të shtjelluar për këtë mashtrim të paskrupullt e ka bërë edhe aktori Julian Deda i cili në rrjetin e tij social shkruan: “Mashtrim në të kater anët.Në këtë vend, njerëzit mashtrohen për shumë gjëra, por që të mashtroheshin edhe artistikisht, kjo tregon se jemi drejt fundit. Të mashtrosh duke përdor artin si pretekst, kjo do të thote se babëzia s'paska limit. Ka një muaj që trumbetohet ardhja e filarmonise së Vjenës në Tiranë një ditë pas koncertit tradicional të datës 1 Janar. Ka një muaj që na mashtrojne me këtë palaço reklamë, kur në fakt nuk na qenka e vërtetë. Në fakt na vinkërkan disa instrumentistë (5 ose 6) në rruge krejt private dhe si miq të Xen Dolit. Për më tepër, kompania që i paska sjellë këtu na paskërkësh marrë 135 milion lek të thata, duke lënë thatë 15 regjisorë të rinj që mund ti merrnin ato para për të bërë shfaqje, dhe në fund të vitit, do kishim 15 shfaqje të reja, mbi 150 njerëz të punësuar nëpër këto projekte. Por në fakt çfarë kemi? Një koncert privat, që po na shitet si koncerti i Vienës”.

Në fund reagimin e tij Deda e mbyll me këto fjalë: “P.s. More, ky Xen Doli, di gjë ky, apo s'di? Apo bën sikur s'di..?!?! Vazhdon..........”.

I kontaktuar nga SYRI.net, Deda flet se për pak ditë do të publikojë edhe një tjetër aferë që përfshin instrumentistin Doli në raport me qeverinë shqiptare, e që tregon se më shumë se një koncert në kuadër të festave të fundvitit, kemi të bëjnë me nisjen e një raporti të ri Doli-Rama, ku sërish paratë e shqiptarëve do të rrjedhin lumë përmuajshëm për llogari të instrumentistit në fjalë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco