Berisha: Si i dhanë 3 'kartonë të kuq' Ramës në Berlin. Merkel s'pyet për Putinin, jo për Edvinin

Berisha: Si i dhanë 3 'kartonë të kuq' Ramës në Berlin. Merkel s'pyet për Putinin, jo për Edvinin

13:21, 15/12/2016
A+ Aa A-

"Jua them me shumë keqardhje se me Edi Ramën nuk ka negociata,” tha ish-kryeministri Sali Berisha sot, gjatë një debati me kreun e Qeverisë në Kuvend, duke i kujtuar atij sesi ia dhanë tre "kartonë të kuq" në Berlin dhe sesi u kthye si "pulë e lagur" ose "këlysh i rrahur" nga kancelarja gjermane Merkel, e cila "nuk pyet për Putinin dhe jo më për Edvinin". Po ashtu, ai denoncoi përpjekjen e Ramës për ta blerë Evropën me "Zarfe".

Berisha e kapi fillin e replikës atje tek Rama e akuzoi PD-në se po mbante peng ligjin e Vetingut dhe si rrjedhim, edhe hapjen e negociatave, ndaj i  kujtoi atij si fillim dy elementë: 

Se ligji i Vetingut do të ishte miratuar nëse Rama nuk do të kishte prishur marrëveshjen mes palëve për ta përdorur ligjin për "gjuetinë shtrigave" me juristët e tij, Alket Hysenin dhe Sefer Shullazin dhe së dyti, i përmendi krimin dhe korrupsionin ku është zhytur qeverisja: "Rama po përpiqet të shpëtojë Saje Qorrin, - tha Berisha, - por për të  nuk na duhen shumë, por raportet e disa ministrive të huaja që i përmendin numrin e madh të azilkërkuesve, shifrat e krimit dhe kanabizimin e vendit. Këto janë të pakapërcyeshme.Me shumë keqardhje jua them se me Edi Ramën nuk ka negociata.”

DEKORATA E VETME QE MORI SHQIPERIA: VOTIMI UNANIM I AMENDEMENTEVE KUSHTETUESE

Berisha: “Ju jeni dëshmitarë sesi në minutat e fundit, pasi kancelarja Angela Merkel përgëzoi liderin e opozitës, DASH dhe një nga zyrtarët më të lartë bëri të njëjtën gjë. Po ashtu, edhe kryetari i radhës së BE, ministri i Jashtëm i Sllovakisë dhe komisioneri Hahn e përgëzuan opozitën për shpëtimin që i bënë reformës.

Jeni dëshmitarë që opozita s’u tërhoq dhe qëndroi e vendosur dhe votoi këtu dhe ja ku është e vetmja dekoratë që merr Shqipëria, dekorata e vetme: Votimi unanim i amendamenteve kushtetuese.

Ju duhet ta dini se pasi u dakortësua çdo gjë për amendamentet, u ra dakord mes tre kryetarëve – dy të aleancës së qelbësirave (se e keni thënë vetë këtë) u ra dakord që 7 ligje të tjera të votohen me koncensus.

Por, i  pabesë dhe i udhëhequr nga urrejtja ndaj opozitës, Edvin Rama bëri çdo gjë që me Vettingun të bënte “gjuetinë e shtrigave”. Vendi pati një marrëveshje dhe nëse do të ishte zabtuar ajo marrëveshje, Vetingu do të ishte miratuar.” 

"ZARFAT" 

Berisha:  ‘Jam këtu sot për të denoncuar edhe një përpjekje të turpshme, primitive dhe të pafytyrë të Edi Ramës, që në vend se të përpiqet të zabtojë standartet, në vend se të bëhet serioz në standarte, ka menduar të realizojë integrimin duke shpërndarë… Zarfe!

Po jua them ju se një nga shkaqet madhore – ta dini mirë ju këtë – të kësaj përgjigjeje janë edhe reagim ndaj mendimit të një sëmuri psiqik që mendon të blejë Europën! Europa nuk shitet as nuk blihet, qëndron në vlera! Qëndron në vlera! Dhe unë I them Edi Ramës: Përpjekjet e tua jo vetëm që nuk lëkundën njeri, por more turpin që të takonte dhe për fat të keq, dënimin e shqiptarëve.

TRE KARTONET E KUQ PER RAMEN -  DESHTIMI ME NEGOCIATAT NE BERLIN

Berisha vazhdoi: " Çfarë bëri Edi Rama në Berlin?! Insistonte si I sëmurë patologjik për të dhënë datën e negociatave! - (Përgjigja:) Karton i kuq! Insistonte si si sëmurë patologjik për të dhënë modelin serb! - Karton i kuq! Insistonte në mënyrë patologjike për t'i dhënë datë për raportin tjetër! - Karton i kuq!

Gjermanët të vendosur në vlera qëndruar fuqishëm në kriteret, tek dekriminalizimi, zgjedhjet se e dinë që me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Ia njohin.

Më e pakta që tha përfaqësuesi i CDU këtu për zgjedhjet qe: Probleme shumë të mëdha ka pasur. Nëse këtë e thonë si gjë kryesore, e thonë me një keqardhje shumë të madhe, sepse nëse një vend bën zgjedhje të standarteve të paqena, ai nuk ka rrugë evropiane.

Së fundmi, Edi Rama nxori "kartën e të atit". "Kancelare, - tha, - Faktori i Tretë është operativ në Ballkan!" Mirëpo, Kancelarja, që të këput me sanksione, nuk pyet për Putinin, jo për Edvinin!  Më erdhi mirë që erdhi i bërë pulë në kuptimin e keq të fjalës ose më saktë si këlysh i rrahur dhe në takimin me diplomatët e hoqi fjalën “Faktori i Tretë”. "Jo, -tha, - s’kemi punë me Faktorin e Tretë", por me Evropën!

Ky është dështimi i Edi Ramës në Berlin, që premtoi "Nëntorin e Katërt" dhe erdhi në Tiranë e mbajti 20 minuta fjalim!" theksoi  Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco