Rama i del në krah Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës

Rama i del në krah Vangjush Dakos për lirimin e Lul Berishës

12:44, 15/12/2016
A+ Aa A-

Kreu i qeverisë Edi Rama i ka drejtuar gishtin Partisë Demokratike në Kuvend duke deklaruar se është ajo që po e mban peng ligjin e Vetingut  dhe i ka dalë në krah, kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos, pas kërkesës së paraqitur sot prej PD për shkarkimin e tij: “...dhe ju sot s’keni kurajon të tregoni me gisht kush e liroi Lulzim Berishën, por vraponi të thoni e liroi bashkia e Durrësit! Imagjino se ku jeni ju!”, tha Rama.

“Kryefjala sot është Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve që ju e mbani peng – tha kryeministri në krye. - Duke qënë se “drejtori ekzekutiv” i partisë juaj dje përktheu Këshillin Evropian dhe ju tha shqiptarëve se në bazë të përkthimit të tij,  Këshilli Europian ka thënë se Shqipëria është një diktaturë afrikane pa zgjedhje, unë dua të ndaj me deklaratën për Shqipërinë të Këshillit dhe nëse në këtë deklaratë për Këshillin dikush do të shohë apo do të ndjejë lidhjen më të vogël me konceptin e diktatrës afrikane, është i mirëpritur ta denoncojë këtu.

Rama lexoi deklaratën dhe gjeti rastin t'iu drejtohej deputetëve të PD për zhvillimet politike të paradites në Durrës me fjalët: "...dhe ju sot s’keni kurajon të tregoni me gisht kush e liroi Lulzim Berishën, por vraponi të thoni e liroi bashkia e Durrësit! Imagjino se ku jeni ju!"

Fjala e tij ngjalli reagimin e PD. Replikat erdhën nga Fatmir Mediu dhe Edi Paloka.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco