Rama sulmon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin

Rama sulmon kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin

12:28, 15/12/2016
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka akuzuar sot Bashkinë e Shkodrës të drejtuar nga demokratja Voltana Ademi se është "inekzistente" ndaj problemeve të qytetarëve se dhe nuk ka kapacitet për projekte as sa komuna më e fundit. “Sa herë flitet për atë bashki, -tha Rama, - nuk është e tepërt të thuhet Zot, shpëtoi qytetarët e Shkodrës nga bashkia e tyre!”

Akuza u bë ndërsa ai foli sot në Kuvend dhe prezantoi ‘paketën e solidaritetit”, vendimet për shpërblimin e qytetarëve për festat e fundvitit dhe dëmshpërblimin e të përmbyturve etj.

Rama shprehu habinë e tij sepse PD-ja e konsideron këtë “paketë” si një “show” dhe u tha demokratëve në sallë: "Le ta gjykojnë qytetarët kur të marrin 60 mijë lekë në fund të vitit në është apo jo një “show”, le ta gjykojnë të përmbyturit, sepse juve nuk ju kam parë t’i dëshmpërbleni njerëzit as me ndonjë gjë në formë pule apo forme zogu, ndërkohë që ne iua kemi zëvendësuar aty çdo frymë të humbur. Le ta gjykojnë ata vetë pra në bëjmë show". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco