Ligji i plehrave, Kuvendi e shtyn sërish dekretin e Nishanit, proteston Grupi i PD

Ligji i plehrave, Kuvendi e shtyn sërish dekretin e Nishanit, proteston Grupi i PD

11:45, 15/12/2016
A+ Aa A-

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend ka vendosur që dekreti i Presidentit për ligjin e mbetjeve të kalojë në Kuvend më 22 dhjetor, ndërkohë që Grupi i PD-së e ka konsideruar këtë si një shkelje të rregullores.

Deputetët socialistë nismëtarë të projektligjit e shpjeguan dje arsyen pse kërkonin kohë për të votuar dekretin që rrëzon ligjin për importin e integruar të mbetjejeve: Sipas tyre, në të duan të përfshijnë disa ndryshime me rëndësi. Eduard Shalsi tha: "Nuk jemi në këtë betejë për t'u tallur me njerëzit por për t'u dhënë zgjidhje problemeve të njerëzve. Disa deputetë që nuk dua t'i paragjykoj kanë sugjerime, vërejtje, komente dhe më kanë kërkuar që t'i diskutojmë në komision në një moment të përshatshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco