DOKUMENTI/ Zbardhet koncesioni i laboratorëve spitalorë. Ja çfarë thotë Ilir Beqaj

DOKUMENTI/ Zbardhet koncesioni i laboratorëve spitalorë. Ja çfarë thotë Ilir Beqaj

10:34, 15/12/2016
A+ Aa A-

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është në prag të një tjetër skandali. Me anë të një dokumenti zyrtar të siguruar nga SYRI.net, ai ka fshehur Kuvendit të Shqipërisë termat e tenderit të marrëveshjes koncensionare që ministria e tij është duke bërë për laboratorët.

Komisioni i Shëndetësisë në Kuvend i ka kërkuar zyrtarisht Beqajt që të depozitojë në Kuvend procedurat e tenderit që është duke u bërë për dhënien me koncesion të Laboratorëve të spitaleve.

Por Ministria e Shëndetësisë në përgjigjen e saj kthyer Kuvendit, përveç disa fjalëve në lidhje me studimin e fizibilitetit të këtij koncesioni, nuk ka shpjeguar termat se si do të negociohen.

Sipas Beqajt këto terma janë sekretë dhe nuk mund të bëhen publike e janë konfidencialë, sepse në këtë mënyrë tenderi nuk do të ishte i barabartë. /SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco