Manjani i përgjigjet Lu-së për Balilin: Ne e kemi bërë punën tonë prej 7 muajsh, shiko policinë...

Manjani i përgjigjet Lu-së për Balilin: Ne e kemi bërë punën tonë prej 7 muajsh, shiko policinë...

10:07, 15/12/2016
A+ Aa A-

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i pranishëm në punimet e Forumit Ministerial të Ballkanit Perëndimor për Çështjet e Drejtësisë dhe ato të Brendshme, ka reaguar lidhur me deklaratën e një dite më parë të Ambasadorit të SHBA-së.

“Mbështes plotësisht shqetësimin e shprehur ditën e djeshme nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Donald Lu në lidhje me mos arrestimin e shtetasit Klement Balilit.

Gjej rastin t’ju informoj, se sikurse edhe mund të jeni në dijeni prej 7 muajsh dhe në mënyrë të përsëritur e kam shprehur dhe publikisht këtë shqetësim.

Mostrajtimi apo trajtimi i gabuar i kësaj çështje nuk mund t’i barazojë institucionet e shtetit në përgjegjësi dhe as të luhet “ping-pongu” i radhës.

Ligji shqiptar përcakton qartë se kush arreston, kush ndalon, kush akuzon dhe kush dënon persona të përfshirë në shkeljet e ligjit.

Ministri i Drejtësisë vetëm ndihmon me transmetim leter- porosish dhe/ose përkthim zyrtar të dosjeve. Këtë detyrë e kemi bërë në kohë rekord.

Kush ka kuriozitet mund të vijë në pranë institucionit t’i verifikojë, sipas rregullave të informacionit të klasifikuar.

Ping-pongun e përgjegjësive e kam denoncuar gjithnjë si të keqen më të madhe që ka sot sistemi.

Prandaj askush të mos fshihet pas alibive të sajuara, por të marrë përgjegjësitë që i jep ligji dhe t’i ushtrojë.

Përsëris qëndrimin tim të palëkundur se kushdo që ka shkelur ligjin duhet të ndëshkohet pa dallim!”, thuhet në deklaratën e Manjanit, të shpërndarë nga Ministria e Drejtësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco