Ali Ahmeti refuzon Edi Ramën

Ali Ahmeti refuzon Edi Ramën

09:23, 14/12/2016
A+ Aa A-

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti e ka refuzuar takimin e kërkuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me krerët e partive shqiptare në Maqedoni, që duket se ka synuar të marrë rolin e liderit pajtues dhe të ndërhyjë edhe në zgjedhjen e qeverisë së atjeshme. Mësohet se Ahmeti është në negociata me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, për të hyrë në qeverinë e re dhe nuk e ka gjatur me vend të ndikohet nga takime të tilla.  

Mediat në Maqedoni njoftojnë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar në takim në Tiranë liderët e katër partive politike shqiptare dhe dje ka takuar liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe liderin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ndërsa sot pritej të takonte edhe kryetarët e BDI-së, Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi tha për gazetën Koha të Shkupit se takimi duhej të mbahetjtë martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës: “Tentativa është për nesër (të mërkurën) megjithatë akoma e pakonfirmuar, ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, tha Grubi.

Në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e Qeverisë.

Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasë se cila do të jetë tema kryesore e takimit – një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan “Koha” e Shkupit.

Dje Rama, pas takimit me krerët e partive politike në Maqedoni, tha: “Meqë Maqedonia është në përfundim të një procesi zgjedhor, shqiptarët duhet të përfitojnë nga ky rast për t’i përgëzuar të gjithë të zgjedhurit pa përjashtim, por ata shqiptarë në mënyrë të veçantë se ata do të gjejnë forcën të çojnë një agjendë përpara për të bashkëjetuar demokratisht me maqedonasit, për ta rivendosur në agjendat e tyre paritake Marrëveshjen e Ohrit, si emërues i përbashkët dhe të kërkojnë me një zë që programi i Qeverisë së re, të futet në kornizën e Marrëveshjes së Ohrit.

Partitë shqiptare në Maqedoni nuk janë të detyruara të pajtohen me gjithçka, por janë të imponuara nga interesi i shqiptarëve, që të flasin me një zë për të vetmen gjë që nuk mund të ndahen”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco