Basha takohet me Kancelaren Merkel: Na mbështesni për të luftuar krimin dhe korrupsionin

Basha takohet me Kancelaren Merkel: Na mbështesni për të luftuar krimin dhe korrupsionin

14:30, 07/12/2016
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel pas rizgjedhjes së saj në krye të partisë CDU.

Basha ishte i ftuar në punimet e Kongresit të CDU në Eseen të Gjermanisë. Kreu i demokratëve dhe Kancelarja gjerman biseduan për integrimin e Shqipërisë në BE dhe mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces.

“Me ftesë të Kancelares Merkel, mora pjesë në punimet e Kongresit të CDU-së, në Essen të Gjermanisë. Gjatë Kongresit pata mundësinë të bisedoj me Kancelaren Merkel. E falenderova atë për ndihmën ndaj Shqipërisë dhe shpreha nevojën që ka vendi ynë për mbështetjen gjermane jo vetëm për integrimin në BE, për edhe për të luftuar krimin, korrupsionin dhe për të garantuar demokracinë në vend. Dua t’i siguroj të gjithë shqiptarët se mbështetja e Kancelares Merkel për Shqipërinë dhe shqiptarët do të jetë e palëkundur”, thotë kryetari i PD Lulzim Basha.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco