Video-monologu/ Show i Edi Ramës: Nuk jam i kënaqur me veten dhe Qeverinë, ju lutem besojeni

Video-monologu/ Show i Edi Ramës: Nuk jam i kënaqur me veten dhe Qeverinë, ju lutem besojeni

17:13, 04/12/2016
A+ Aa A-

Në rubrikën e përjavshme në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të flasë për buxhetin e vitit 2017. Kreu i qeverisë e ka quajtur arritje me rëndësi votimin në Parlament të projekt-buxhetit 2017.

Kryeministri ripërsëriti të njëjtin fjalim që mbajti edhe në Parlament ditën e enjte për buxhetin, duke rikujtuar se Qeveria e tij ka shlyer 720 milionë Dollarë borxhe.

Sipas Ramës, 3 buxhetet e mëparshme shmangën atë që ai e quan “humnerën financiare të vitit 2013”, ndërsa buxheti i 2017 mundëson rritje pagash e pensionesh dhe më shumë shërbime për qytetarët.

Në përmbyllje të monologut, Edi Rama bëri shown e radhës teksa kërkonte të pikëllonte zemrat e qytetarëve me një deklaratë false duke u lutur që ta besojnë se nuk është i kënaqur me veten dhe as me punën e qeverisë.

Shikoni video-monologun e Edi Ramës: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco