Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ndahet nga jeta analisti i betuar kundër ish-Kryeministrit/ Berisha: Ngushëllime, le një boshllëk të madh në arenën e debatit

Ndahet nga jeta analisti i betuar kundër ish-Kryeministrit/ Berisha: Ngushëllime, le një boshllëk të madh në arenën e debatit

22:08, 03/12/2016
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani, i cili ndërroi jetë sot në një spital të Romës pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë.

Përmes një mesazhi ngushëllimi në Facebook, Berisha thotë se Andrea Stefani ishte kritik dhe kundërshtar e tij dhe ndarja nga jeta do t’i mungojë debatit politik në vend.

Mesazhi i ngushëllimit i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Ngushellim!

Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.

Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco