FOTO/ Këto janë 7 kushtet e Gjermanisë që Shqipëria duhet t'i zbatojë për hapjen e negociatave me BE

FOTO/ Këto janë 7 kushtet e Gjermanisë që Shqipëria duhet t'i zbatojë për hapjen e negociatave me BE

18:15, 24/11/2016
A+ Aa A-

Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum i ka bërë të qartë sot nga Tirana Qeverisë Shqiptare se negociatat me BE-në nuk do të hapen nëse nuk përmbushen 7 pritshmëritë e tyre.

Në një konferencë shtypi, Krichbaum theksoi se vendi nuk ka përmbushur shumë nga kushtet kyçe, madje në disa prej tyre ka bërë hapa pas.

Reforma në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, lufta ndaj krimit të organizuar, mbrojtja e të drejtave të njeriut, reforma zgjedhore dhe zbatimi i dekriminalizimit janë 7 pritshmëritë e grupit parlamentar të CDU-CSU.

Sipas deputetit gjerman, Kancelarja Angela Merkel nuk mund të japë OK për hapjen e negociatave nëse Bundestagu nuk e miraton. Krichbaum konfirmoi se do të kërkojë që negociatat mos të hapen deri në zbatimin e kushteve të reja. /SYRI.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco