Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para bashkisë së Tiranës

Gazetari zbulon skandalin/ Ja si u favorizua vjehrri i Edi Ramës nga gjykata, zbardhen dokumentet...

Gazetari zbulon skandalin/ Ja si u favorizua vjehrri i Edi Ramës nga gjykata, zbardhen dokumentet...

13:59, 24/03/2018
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili favorizon vjehrrin e kryeministrit Rama, Sulejman Basha.

Në vendimin e marrë në datën 28 dhjetor të vitit 2017, Apeli i cilëson dy persona të vdekur prej kohësh si të gjallë, duke marrë një vendim në favor të paditësve.

Gjatë procesit, Gjykata i ka konsideruar si palë mungesë në gjyqin për pronat Fadil dhe Xhemile Toptanin, të cilët kanë vdekur respektivisht në 03.10.2010 dhe 09.11.2014. Duke qenë të vdekur, sipas ligjit duhet që akti i trashëgimisë të ribëhej dhe në gjyq të merrnin pjesë trashëgimtarët.

Vjehrri i Ramës, Sulejman Basha, vëllai i tij Hasan Basha, Muharrem Basha dhe Hyjrie Bali, kanë paditur disa familje Toptani në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Edhe pse në dosjen gjyqësore ekzistojnë çertifikatat e vdekjes të Fadil dhe Xhemile Toptanit dhe vendimet përkatëse që e provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i ka konsideruar Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe duke dhënë një vendim në favor të paditësve Basha.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka vendosur në favor të paditësve.

“Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Një histori ku vettingu, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë”, shkruan Çollaku.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Per landin24/03/2018 23:15

    O kokra e legenit. Ti do kishe bere shurren ne breke vetem te mendoje per begetin kastriot ismailaj e sa e sa te tjere qe.a sevdari i ka.fut ne burg. Kjo prokurorja qe i permend emrin ti o ku.... ve eshte nga me.te zonjat e prokurorise dhe vetingu ti vije verdalle.

    Landi24/03/2018 17:06

    A eshte rastesi qe ekspert ne kete proces gjyqesor eshte Arben Sevdari , burri i Prokurore Antoneta Sevdari qe eshte mashe e politikes ? Si arriti Antoneta te behet shefe e Task Forces ne Prokurorine e Tiranes ? A u be ne baze te aftesive apo te venies ne sherbim te politikes duke shkellur haptazi Ligjet ne fuqi se ska kush ta preke dhe kerkoje llogari ! Pra, Arbeni punon, gjykata vulos , Antoneta si skifter mbron abuzimet e kryera. Rrofte politika- Antoneta... Poshte e verteta dhe e drejta.....

    Shto koment

    Denonco