Dy këshilltarë të tjerë të LSI i bashkohen PS, ja ku ka ndodhur...

Dy këshilltarë të tjerë të LSI i bashkohen PS, ja ku ka ndodhur...

13:53, 24/03/2018
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në këshillat bashkiake në bashki të ndryshme të vendit ka një rrjedhje të këshilltarëve të LSI-së nga kjo forcë politike në drejtim të PS-së. Pas Tiranës, Fierit, Vlorës, Skraparit, Shkodrës, së fundmi dy këshilltarë të LSI-së janë larguar nga grupi i këshilltarëve në Bashkinë e Korçës, duke iu bashkuar PS-së. Bëhet fjalë për Marilena Dervishi dhe Shkëlqim Larti, të cilët përmes një deklarate thanë se janë ndër të parët që kanë themeluar LSI-në në Korçë, por po largohen pasi nuk duan të jenë pjesë e një partie, që sipas tyre bllokon zhvillimin e vendit. Largimi i dy këshilltarëve të LSI drejt PS nuk ka ndryshuar balancat në Këshillin Bashkiak të Korçës. Tashmë PS numëron 23 këshilltarë nga 21     që kishte, PD ka 12 dhe LSI 6.

“Jam sot këtu për të ndarë me ju një vendim të cilin e kam menduar dhe ndarë shpesh me miqtë dhe bashkëpunëtorët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Unë jam një nga njerëzit e parë që i jam bashkuar kësaj force politike në Korçë, qysh në krijimin e saj, me përgjegjësinë e një ish-ushtaraku për të kontribuar për komunitetin dhe vendin tim.

Në çdo moment kam besuar dhe punuar në funksion të qëllimit të kësaj force politike, dhe jam i bindur në funksion të qëllimit çdo korçari që më ka besuar dhe na ka besuar gjatë këtyre viteve.

E ndiej veten protagonist në shumë vendime që kam marrë së bashku me kolegët e ish koalicionit të majtë, janë vendime që sot e kanë bërë Korçën dhe zonën nga unë vij, modelin e gjithë Shqipërisë.

Sot e gjej veten përballë dy rrugëve, të vazhdoj të jem përkrah këtij transformimi apo ti bindem porosive politike të LSI, që këtu në Bashkinë e Korçës, më shumë se kudo tjetër nuk gjejnë dot vend. Unë sot vendosa të mos e braktis atë që kam bërë deri më sot dhe t’i bashkohem grupit të Partisë Socialiste, duke lënëm pas rrugën e porosive të bllokimit që vijnë nga Tirana.

Kjo forcë politike e bashkuar me Partinë Demokratike, është larg Europës dhe larg punëve të mira që qytetarët prekin çdo ditë. Aq më shumë sot ku më çfarë po dëgjojmë mbrapa PD është Moska apo forca të tjera të errëta që e mbështesin.

Largohem sot nga LSI dhe bashkohem me PS, duke qëndruar i majtë siç kam qenë gjithmonë, me bindjen se i qëndroj besnik çdo anëtari të LSI që më ka votuar”, tha Larti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

BURBA24/03/2018 14:57

Ky keshilltare me ndergjegje te larte komuniste, qe deri dje ka luftuar imperializmin, sot na jane bashkuar me te. Servile, e lepires te interesave, bandite te edukuar me urrejtjen, nuk i duhet gje ketij populli, qe jetojne vetem me mashtrime.

Shto koment

Denonco