Përmbytjet, ambasadori i Turqisë i dërgon ndihma, Voltana Ademit

Përmbytjet, ambasadori i Turqisë i dërgon ndihma, Voltana Ademit

12:23, 24/03/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, gjatë një takimi me ambasadorin e Turqisë në Tiranë z. Ahmet Yörük, pasi e ka njohur me situatën e rëndë të përmbytjeve, ka marrë nga diplomati premtimin për ndihmë.

Takimi është zhvilluar të dielen e kaluar në kuadër të aktiviteteve në përkujtim të "Ditës së Dëshmorëve të 18 Marsit" dhe sot, ndihmat e para të qeverisë turke arritën në Shkodër.

Konkretisht, bëhet fjalë për 500 paketa me nga dy pako me ushqime për familjet si më poshtë:

- 230 famije në Dajç
- 240 familje në Anën e Malit 
- 20 në konvikin e shkollës "Arben Broci"
- 10 familje në qytet (Tophanë, Ajasëm) dhe 18.5 ton koncentrat që do të destinohen për Velipojën

Bashkia e Shkodrës e falenderoi përzemërsisht z. Ambasador, Turqinë dhe popullin turk për këtë mbështetje bujare.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco