Të përmbyturit, Bashës: 'Rama me ardh këtu, të shpalli emergjencën'

Të përmbyturit, Bashës: 'Rama me ardh këtu, të shpalli emergjencën'

13:52, 23/03/2018
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në fshatrat e përmbytura të Shkodrës, në Trush e Bërdicë, ku banorët në shi kanë nxituar ta takojnë e të tregojnë çfarë po përjetojnë. Ata kanë rrëfyer se kryeministri e shteti nuk janë fare, kurse zv.kryeministrja Senada Mesi, bijë shkodre, i hipi makinës e dje e iku duke thënë "Ku dini ju çfarë është emergjenca?!"

Disa prej tyre kanë kërkuar që Rama të marrë përgjegjësinë e të vijë t'i shohë, se s'kanë ushqime as për vete as për bagëtitë, disa të tjerë të irrituar thanë se as duan ta shikojnë, po le t'u japë zgjidhje problemeve, të shpallë emergjencën e t'u jepen ndihma.

Ndiqni videon: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Toni23/03/2018 13:59

Po te kishte edhe rama mend e lulishit do ishte perjete ne opozite po ka me shume grame ne koke se sharlatani hollandez

Shto koment

Denonco