Gazetari: Ish-kryeministri prej 13 vitesh i papunë, por që sot blen prona

Gazetari: Ish-kryeministri prej 13 vitesh i papunë, por që sot blen prona

09:21, 23/03/2018
A+ Aa A-

Debatit të skenës politike i është shtuar edhe historia e Vetingut dhe pasurisë së gjygjatëve apo politikanëve. Kryeredaktori i Gazeta Shqiptare, Erl Murat i ftuar në "360Gradë" në Ora News tha dje se një ish-kryeministër që ka 13 vite pa punë shëtit me fuoristradë 90 mijë euro dhe blen ende prona.

“Duhet vetting për politikanët në radhë të parë. Kush do e bëjë këtë vetting? Edhe këta zyrtarët që janë arrestuar janë të gjithë për shpërdorim detyre dhe asnjë për korrupsion. Kjo është kryevepra penale” th ai.

“Një ish-kryeministër që ka 13 vjet pa punë dhe shëtit me një fuoristradë 90 mijë euro dhe nuk del një prokuror t'i thotë se ku i gjete paratë dhe nëse nuk i justifikon t'i sekuestrohet. Nuk po them që të arrestohen, por t'i sekuestrohen. Nuk po them që të shkojnë në burg ish-kryeministrat”, tha Murati duke mos permendur emrin e ish kryeministrit për të cilin po fliste

Ka 13 vjet i papunë dhe vazhdon e blen prona. Policia është pjesa më e mirë e administratës sepse ke qindra të vrarë në 27 vite dhe nuk ke asnjë prokuror. Nëse Arta Marku nuk sekuestron pasuritë e politikanëve, atëherë nuk ka bërë asgjë, tha Murati gjate debatit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Landi24/03/2018 16:52

Erl o Erl ..... Mos u bej karagjoz dhe na hape kutine e Pandores, se atij qe thua ti i punon Gruaja....... O Erl .... a e merr vesh ?

Shto koment

Denonco