Rudi Xhuliani: Ja çfarë i ka bashkuar Berishën dhe Ramën...

Rudi Xhuliani: Ja çfarë i ka bashkuar Berishën dhe Ramën...

22:07, 21/03/2018
A+ Aa A-

Rudi Xhuliani, ish-Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, në një intervistë mbrëmjen e sotme për Opinion tha se qëllimi i vizitës së tij në Shqipëri janë refugjatët iranianë. Xhuliani vlerëson qëndrimet e dy qeverive, asaj Berisha dhe Rama në raport me pranimin e muxhahedinëve. “Të dyja anët e qeverisë tuaj, të dyja partitë, kanë shfaqur shumë mbështetje. Njëra parti e nisi dhe tjetra po e vazhdon. Unë jam takuar me kryeministrin dhe me ish-kryeministrin. Ata janë të dy të bashkuar në lidhje me muxhahedinët. Për t’i ndihmuar ata gjithashtu dhe për t’i rezistuar presionit të Iranit për t’i dëmtuar ata”, tha Xhuliani.

Zoti Giuliani, mirëseerdhët në Shqiperi.

Faleminderit. Është hera ime e parë këtu dhe jam shumë i impresionuar.

Eshtë kënaqësia ime që jam këtu me ju sot të flas për karrierën gjithashtu dhe për vizitën tuaj. Kjo është hera e parë që vini në Shqipëri?

Është hera ime e parë në Shqipëri. Hera e parë që vij në Tiranë. Shqipërinë dhe shqiptarët i njoh mirë nga Amerika. Kam takuar njerëz në qeverinë tuaj më parë në Paris pra e njoh mirë Shqipërinë, por nuk kisha qenë kurrë më parë këtu.

Mendoj se shumë shqiptarë kanë votuar për ju kur keni kandiduar për kryebashkiak të Nju Jorkut.

Po, kështu kanë bërë. Ata votuan për mua kur kandidova për kryetar bashkie dhe më mbështetën kur kandidova për të qenë President. Ndjej një lidhje të fortë me ta.

Dhe cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Shqipëri?

Qëllimi i vizitës time këtu qëndron tek refugjatët iranianë.

Muxhahedinët...

Muxhahedinët, të cilët ju i keni pranuar me shumë zemërgjerësi, në një mënyrë shumë njerëzore. Është diçka për të cilën unë kam punuar.

Mendoj se ishte detyra jonë ta bënim.

Më vjen mirë që e the këtë. Dhe të dyja anët e qeverisë tuaj, të dyja partitë, kanë shfaqur shumë mbështetje. Njëra parti e nisi dhe tjetra po e vazhdon. Unë jam takuar me kryeministrin dhe me ish-kryeministrin. Ata janë të dy të bashkuar në lidhje me muxhahedinët. Për t’i ndihmuar ata gjithashtu dhe për t’i rezistuar presionit të Iranit për t’i dëmtuar ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco