Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Shpërthen Spaho: Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, Ahmetajt i duket vetja ekonomist...

Shpërthen Spaho: Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, Ahmetajt i duket vetja ekonomist...

19:33, 21/03/2018
A+ Aa A-

Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, akuzoi sot ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me raportin e fundit të FMN-së për vendin tonë. Spaho shprehet se korrupsioni ne ndërtimin e tre inceneratorëve është vetëm hapi i parë i skemës mafioze.

“Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, në trurin e Arben Ahmetajt ka ndodhur një mrekulli: ka filluar t’i duket vetja si ekonomist.

Qënia ministër çfarëdo e një njeriu të nivelit të Ahmetajt do të ishte qesharake për çdo komb, por në vendin ku Kryeministër është Edi Rama, injoranca spektakolare dhe babëzia prej manjaku për të vjedhur dhe dhunuar, janë vlera. Ndaj Beni sot është ministër i financave, ekonomisë, punësimit, tregtisë, koncesioneve.

S’kishte si mos të dilte Arben Ahmetaj të mbronte PPP. Është një nder përfituesit e mëdhenj të kësaj skeme sicc janë inceneratorët. Ndërtimi i 3 inceneratorëve është skema mafioze për t’i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me Arben Ahmetajn”, shkruan Spaho.

Komenti i Edmond Spahos

Pas përplasjes me makinë me ortakun në biznesin e plehrave, në trurin e Arben Ahmetajt ka ndodhur një mrekulli: ka filluar t’i duket vetja si ekonomist.

Qënia ministër çfarëdo e një njeriu të nivelit të Ahmetajt do të ishte qesharake për çdo komb, por në vendin ku Kryeministër është Edi Rama, injoranca spektakolare dhe babëzia prej manjaku për të vjedhur dhe dhunuar, janë vlera. Ndaj Beni sot është ministër i financave, ekonomisë, punësimit, tregtisë, koncesioneve.

S’kishte si mos të dilte Arben Ahmetaj të mbronte PPP. Është një nder përfituesit e mëdhenj të kësaj skeme sicc janë inceneratorët. Ndërtimi i 3 inceneratorëve është skema mafioze për t’i dhënë 178 milionë euro një personi të vetëm, të lidhur me Arben Ahmetajn

5 mln euro nga buxheti i shtetit i ka dhene Arben Ahmetaj inceneratorit te Fierit e cila ska vendosur as nje tulle te vetme per ndertimin e tij.

Korrupsioni ne ndertimin e tre inceneratove eshte vetem hapi i pare i skemes mafioze. Hapi tjeter eshte importi i mbetjeve te Europes per te permbushur kapacitetin perpunues te inceneratoreve

Vjedhin, pastrojne para dhe mbushin Shqiperin me droge dhe plehra. Ky eshte projekti i Edi Rames dhe hajduteve te tij.

Persa i perket debatit per TVSH e biznesit te vogel, borxhit, faturave te papaguara e te tjera ceshtje te ngritura me shqetesim nga FMN, i kujtojme Benit te Vogel te Zullumeve te Medha se ai, personalisht, do te mbahet pergjegjes per kolapsin e financave te shtetit, rrenimin e ekonomise se vendit dhe shkermoqjen e ekonomise se qindra mijera familjeve shqiptare. Neser, ai nuk do mund te shpetoje duke thene se nuk i kuptonte keto gjera, se ai per anglisht ka mbaruar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco