Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Marrëveshja e detit/ Deputeti demokrat deklaratë ‘bombë’ në Syri.net: Jo vetëm Muçollari, edhe të tjerë me probleme në grupin negociator

Marrëveshja e detit/ Deputeti demokrat deklaratë ‘bombë’ në Syri.net: Jo vetëm Muçollari, edhe të tjerë me probleme në grupin negociator

18:51, 21/03/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Klevis balliu ka lëshuar akuza të forta ndaj grupit negociator për detin me Greqinë. I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, Balliu, ka thënë se nuk është vetëm Muçollari, por edhe pjestarë të tjerë të grupit negociator të cilët kanë probleme.

Ai tha se së shpejti PD do të dalë me emra konkretë dhe do të denoncojë të gjitha personat me probleme në grupin negociator.

‘Ajo çfarë mund të them unë për negociatat është se ka pasur mungesë transparence e cila vjen ose për paaftësi e ministrit ose mungesë e dëshirës.

Por në të dyja rastet ky ministër duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të jetë në krye të negociatave.

E para zoti Muçollari i cili njihet si spiun i agjencive të huaja, por edhe persona të tjerë, nuk janë në gjendje të jenë pjesë e grupit negociator.

Pra nuk është vetëm ai person me probleme, pasi ka dhe persona të tjerë të cilat shumë shpejt PD do ti denoncojë’, deklaroi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eri21/03/2018 22:13

He mo se I di ti, se babit ja Tregon Besniku si ish Hetues ;)

lali21/03/2018 20:18

Aman gjeni nej deputet tjeter me dinjitoz se ky na duket dhe eshte tamam si i ati i tij....

Shto koment

Denonco