Xhafaj godet Ramën dhe i beson Berishës: Kokaina e Maminasit e Edit dhe Olsit

Xhafaj godet Ramën dhe i beson Berishës: Kokaina e Maminasit e Edit dhe Olsit

10:40, 21/03/2018
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Fatmir Xhafaj me anë të një letre ka kërkuar sot nga prokuroria e Krimeve të Rënda që të thërrasë Sali Berishën dhe Lulzim Bashën që këta të fundit të japin provat që kanë për 613 kilogramët e kokainës së Maminasit.

Letra e Xhafës duket si një urdhër për Prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe pse ai në letër mundohet të sqarojë që nuk kërkon të ndërhyjë në punët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por çfarë kanë deklaruar deri më tani, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha?

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar me emër dhe mbiemër Edi dhe Olsi Ramën si porositësit e kontenierit me kokainë nga Kolumbia në Durrës. Po kështu edhe kreu i PD-së ka bërë të njëjtat akuza.

Pikërshit për këto akuza dhe fakte që kanë bërë publike Berisha dhe Basha kundër Edi Ramës dhe vëllait të tij, Olsi për lidhje të këtyre me kokainën e Maminasit, sot Fatmir Xhafa i ka kërkuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ti administrojë këto prova.

Duket se Xhafa u ka besuar akuzave të ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Edi Ramës për kontenierin me 613 kilogramë kokainë dhe tani kërkon ti ketë edhe si prova kundër kryeministrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco