Ish-ministri i Ramës: Rilindja ka vetëm një ilaç, drogën…

Ish-ministri i Ramës: Rilindja ka vetëm një ilaç, drogën…

12:00, 18/03/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një komenti në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin mbi medikamentet mjekësore që qarkullojnë në Shqipëri. Manjani shkruan se sa herë udhëton jashtë bën shopping në farmaci, ndërsa shton se faji në Shqipëri nuk është i mjekëve dhe as i farmacistëve, por i pushtetit grosist dhe lekist.  

“Farmako-vigjilenca nuk ekziston fare! Farmako-rilindja, ka vetëm një ilaç efektiv: DROGËN!”, shkruan Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit

A ke ndonjë ilaç të blerë jashtë?

————-

Asnjë lloj ilaçi që blihet këtu nuk bën punë!

As ilaçet bazike (paracetomol, ibuprofen, voltaren apo qetësues të tjerë). Ato më të komplikuarat jo e jo!

Të njëjtat ilace të blera jashtë veprojnë menjëherë!

Sa herë jam jasht shteti bëj një shopping në Farmaci. Blej çdo gjë që më del para syve dhe që mund të jepet pa recete!

Por kur të mbarojnë rezervat, o zot sa e vështirë! Lypim tek shoqnia noi ilaç të blerë jashtë.

Nuk kam besuar ndonjëherë te shëndetësia falas, por edhe me lekë nuk gjen derman!

Nuk është faji i mjekëve, as i farmacistëve, por i pushtetit grosist dhe lekist!

Farmako-vigjilenca nuk ekziston fare!

Farmako-rilindja, ka vetëm një ilaç efektiv: DROGËN!

Këtë sna e mban ta fillojmë, me thënë të drejtën.

Mezi po pres rrugën tjetër jashtë shteti. Jam keq me voltaren...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi18/03/2018 12:17

Droga eshte dhe ilaci dhe ushqimi, por per ata qe kane para, per pjesen tjeter varferija dhe skamja....keshtu e meriton ky popull...

Toni18/03/2018 12:16

Ik o trap o hajdut ngele ne fb shko be ndonje pune te dobishme jo punet si deri tani duke vjedh o koqe kanari

Shto koment

Denonco