Vasili: PS nuk ka moral, të hiqet dorë nga sindromi je pro-rus apo anti-rus

Vasili: PS nuk ka moral, të hiqet dorë nga sindromi je pro-rus apo anti-rus

21:58, 17/03/2018
A+ Aa A-

LSI distancohet nga debati i ashpër mes PS-PD, ku socialistët akuzojnë  kreun e PD-së se është financuar nga rusët.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ftuar në Ora News, thotë se për këtë çështje duhet të flasë drejtësia. Ai kujton gjithashtu edhe rastin e fotografisë së Ramës me Obamën, ku pati hetime dhe të dënuar.

Vasili: Kjo çështje nuk ka pasur lidhje fare me LSI, për çfarë mund të kritikohet LSI? Kemi një lajm në një gazetë amerikane.

Gazetarja: Kemi dhe një hetim për këtë çështje.

Vasili: Nuk e dimë këtë gjë.Ata që kanë fabrikuar lajmin të flasin dhe për hetimin. Ndërkohë po në mediat amerikane, të tjerët kanë memorie të shkurtër, unë nuk kam.Kemi pasur lajmin, edhe hetimin, edhe dënimin, e një personi në Amerikë për një fotografi të Edi Ramës kohë më parë dhe një hetim të FBI. Unë nuk kam komentuar as atëherë, nuk kam se çfarë të komentoj dhe tani. Flas si kryetar i grupit parlamentar por edhe si politikan. Drejtësia në të gjitha rastet të shprehet deri në fund dhe të bëjë punën e saj.

Vasili thekson se  duhet hequr dorë nga loja politike me shtetësinë dhe sindromin masiv pro-rus apo anti-rus.

Vasili: Distanca që marr unë është kjo, lidhur me krijimin e një sindromi apo qëndrimi masiv të karakterit pro-rus apo anti-rus.Kjo është një gjë pa kuptim, shkelësit e ligjit kanë shtetësi, mund të jetë shqiptar, francez, gjerman, rus, amerikan. Loja politike me shtetësinë e tij, komploti rus, tentakulat e Moskës, janë histori pa sens, shumë të shëmtuara aq më tepër që kemi të bëjmë me një shtet me një rëndësi shumë të madhe si Rusia me të cilën ne kemi marrëdhënie diplomatike, politike, tregtare dhe çështja e të folurit për Rusinë dhe një çështje konkrete, janë dy gjëra që duhen ndarë mirë.Kemi një Prokurori, le të flasë, le të gjejë fajtorët dhe ti çojë para ligjit. Ne jemi shumë të ftohtë përpara kësaj gjëje.Asnjë lloj paligjshmëri nuk do të ketë avokatinë tonë, por edhe  meraku i madh i PS që të mos të flasë për 20 mijë njerëz që u heq ndihmën ekonomike, për emigracionin e fëmijëve, dhe të mos flasë për  613 kg kokainë pa autorë dhe sot. Këto çështje të mëdha  ku shteti jo vetëm është mbulues i rrjeteve kriminale, është konservues dhe mbrojtës i tyre.Kur ka një kontratë, ka qenë e rregullt e parregullt ta vlerësojë prokuroria dhe të mbajë qëndrimin e saj.

Sipas Vasilit, asnjë parti politike apo politikan nuk mund të ketë dy standarde. PS që sot bën moral, thotë ai, nuk ka moral për vete.

Vasili: Një forcë politike dhe një politikan nuk mund të ketë dy standarde, një standard për vete dhe një për të tjerët. Megjithëse kemi qenë promovues dhe zbatues të një transparence absolute në shpenzimet partiake, sot po themi të flaë drejtësia. Këta që nuk e kanë zbatuar asnjëherë, PS në rradhë të parë bashkë me kryeministrin e vetë nuk folën asnjë fjalë atëherë për foton e Ramës, mediat kanë shkruajtur 20 herë më shumë atëherë se sot, e quajti intrigë. Nuk mund të ishte ajo intrigë dhe ky është fakt,  ose mbaj një standard transparence deri në fund, ose qepe gojën dhe mos u bëj moral të tjerëve kur nuk ke moral për vete.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco