VIDEO/ Basha për ndalimin e Frrokajt: Po Dako, Sejdini, Ahmetaj e Tahiri pse nuk arrestohen

VIDEO/ Basha për ndalimin e Frrokajt: Po Dako, Sejdini, Ahmetaj e Tahiri pse nuk arrestohen

12:18, 17/03/2018
A+ Aa A-

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar sot për herë të parë në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, i zgjedhur i PD-së në vitin 2015.

Sipas Bashës, nuk mund të ketë drejtësi selektive, që një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeverie të mos dalin para drejtësisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Nuk mund të drejtësi nëse Dako, Tahiri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar të kësaj qeveri nuk do të dalin para drejtësinë

Sot dua tu them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrimi im dhe i PD-së është i pandryshuar, të gjithë duhet të jemi të barabartë para ligjit, por ne kërkojmë që hetimi të jetë transparent dhe i paanshëm.

Shqiptarët kërkojnë një drejtësi të pandikuar nga axhenda politike selektive të orientuara nga një krah politik drejt një krahu tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edlir Rameta 17/03/2018 17:25

Luli po e mo luli e perse themi dhe pyet i gjithe populli perse keshtu?!mos valle eshte marveshja e 18 majit ?!lulke leri budalliqet se vetem ti thua 7×7=42,sic po e shofim lulke po na del kodosh i madh por kujdes se nje dite do hapen vertetet petet e lakrorit qe gatuat ju ti dhe edveri,?do thuash se ti iken ne hollande se ke passaporte hollandeze shume bukur mund te ikesh qe tani nqs sia del per zot PD,pra lulush beje mire beje vete Megatek.

Manushi17/03/2018 15:01

Lulke moj. Ne demokraci njerzit denohen me prova, jo me fjal si ne kohen e dulles.

Shto koment

Denonco